WordPress.org

Mbi

Përkatësi

Përkatësi

Për arsye të ndryshme të lidhur me shenjën tonë tregtare WordPress, ju kërkojmë që, nëse do të nisni një sajt rreth WordPress-it ose të lidhur me të, të mos përdorni “WordPress” te emri i përkatësisë. Provoni, në vend të kësaj, të përdorni “wp”, ndonjë variant tjetër. S’jemi avokatë, por të tillë shumë të zotë na thonë se na duhet ta bëjmë këtë, për të ruajtur shenjën tonë tregtare. Veç kësaj, mjaft përdorues na kanë thënë se u duket ngatërruese.

Nëse keni tashmë një përkatësi me “WordPress” në të, ridrejtimi i saj për te barasvlerësi “wp” s’ka problem, për sa kohë që kryesori që shohin përdoruesit dhe që e promovoni ju nuk përmban “WordPress” dhe në afat të gjatë duhet të shihni mundësinë t’ia transferoni të vjetrën Fondacionit.

“WordPress” në nënpërkatësi s’ka problem, fjala vjen wordpress.example.com, na shqetëson çështja vetëm për përkatësi të shkallës së epërme.

Ia kemi thënë këtë cilitdo që mori mundimin të na pyesë, thjesht duam ta bëjmë publike, që të jenë më tepër persona në dijeni të këtyre rregullave.

Nëse shihni përkatësi të tjera që përdorin fjalën WordPress dhe s’janë WordPress.com, WordPress.net, WordPress.org, WordPress.tv, apo WordPressFoundation.org, nuk janë të lejuara. Duhet të lidheni me të zotin dhe t’i tregoni për këtë faqe. Këtë gjë e shohim më shpesh me sajte dashakeqe që shpërndajnë shtojca dhe tema me malware në to. Duke i denoncuar, ju ndihmoni të mbrohet integriteti i projektit.