Plan
WordPress-i është vazhdimisht nën zhvillim. Aktualisht, mbaroi formalisht Faza 2 e projektit Gutenberg mbështjellë brenda WordPress 6.3-shit dhe është në zhvillim eksplorimi i Fazës 3 (Bashkëpunim). Projekti Gutenberg është një ripërfytyrim i mënyrës se si administrojmë lëndë në web. Synimi i tij është të zgjerojë shtrirjen e pranisë web, themel biznesesh të suksesshëm modernë.
Faza 1 qe përpunuesi i ri me blloqe, Gutenberg, hedhur në qarkullim me WordPress 5.0. Gjatë 2021-shi dhe 2022-shit u përqendruam te shkrirja në WordPress e Përpunimit të Sajtit (Faza 2). Kjo solli Përpunuesin e Sajtit dhe një suitë aftësish përpunimi që bëjnë të mundur shfrytëzimin e blloqeve për përdorim në krejt sajtin. Faza 3 është Përpunimi Në Bashkëpunim, i njohur edhe si Rrjedha Pune, për shkak të sendërtimit prej saj të veçorive për rrjedha pune dhe bashkëpunim aty për aty. Për më tepër informacion mbi përpunim sajti, përbërësit e tij dhe veprimtari tjetër aktive me veçoritë, shihni faqen Përmbledhje Projektesh Veçorish.
Për të mbështetur përfytyrim e shpalosur në State of the Word të fundit, projekti ka synimet e përgjithshme vijues për 2024-n:
- Të testohet, të rishikohet puna dhe të hidhet në qarkullim Faza 3 e projektit Gutenberg.
- Të vazhdohet të përkrahet bashkësia, përmes të nxënit, veprimtarive dhe drejtimit të kontribuesve të tanishëm dhe të ardhshëm.
- Të trajohet vështirësia e ndërrimit të platformave, përmes projektit Data Liberation,si dhe të thjeshtohen proceset ekzistuese të shqyrtimit në depo të projektit.
Dëshironi të përfshiheni? Kaloni te Make WordPress dhe njihuni me personat që zhvillojnë, hartojnë, dokumentojnë, përkthejnë dhe merren me marketingun e WordPress-it.
Hedhje në qarkullim për 2024-n
Ja hedhjet në qarkullim të planifikuara për 2024-n dhe lidhje për te etapat përkatëse të tyre, te ndjekësi ynë i të metave. Çfarëdo datash paraprake janë thjesht për qëllime diskutimi dhe planifikimi dhe do të fiksohen dora-dorës që i afrohemi hedhjes në qarkullim.
Version | Të planifikuara |
---|---|
6.6 | Korrik 2024 |
6.7 | Nëntor 2024 |
Veçoritë e reja ngrijnë një muaj para hedhjes në qarkullim, me vëmendjen të kaluar tërësisht te cilësia dhe funksionimi i hedhjes në qarkullim.
Një listë të hedhjeve të dikurshme në qarkullim mund ta shihni te faqja jonë e historikut.
Plani afatgjatë
Për t’jua kujtuar, ka katër faza të përshkruara te projekti Gutenberg:
- Përpunim Më i Lehtë — I gatshëm tashmë në WordPress, me përmirësime të vazhdueshme
- Përshtatje — Përpunim Sajti, modele blloqesh, drejtori blloqesh, tema me blloqe
- Bashkëpunim — Një rrugë më intuitive për të krijuar lëndë bashkë me të tjerë
- Shumëgjuhësh — Sendërtim baze për sajte Shumëgjuhësh