Përshkrim
Akismet-i i kontrollon komentet dhe parashtrimet te formularët e kontaktit kundrejt bazës sonë globale të të dhënave për mesazhe të padëshiruar që të pengojë botimin prej sajtit tuaj të lënde dashakeqe. Komentet e padëshiruar që kapen në blogun tuaj mund t’i shqyrtoni te skena “Komente” e përgjegjësit.
Te veçoritë e rëndësishme të Akismet-it përfshihen:
- Kontrollon vetvetiu krejt komentet dhe lë jashtë ata që duken si të padëshiruar.
- Çdo koment ka një historik gjendjeje, ndaj mund të shihni lehtësisht se cilët komente qenë kapur apo pastruar nga Akismet-i dhe cilët janë shënuar si të padëshiruar, ose si jo të tillë, nga një moderator.
- URL-të tregohen te lënda e komentit, për të bërë të dukshme lidhje të fshehura ose ngatërruese.
- Moderatorët mund të shohin numrin e komenteve të miratuara për çdo përdorues.
- Një veçori spastrimesh, që bllokon pa ngurrim rastet më të këqija të të padëshiruarve, duke ju kursyes hapësirë disku dhe përshpejtuar sajtin.
PS: pasi të aktivizohet, do t’ju kërkohet të merrni një kyç API Akismet.com, që të mund ta përdorni. Kyçet janë falas për blogje personalë; për sajte biznesi dhe komerciale ka pajtime me pagesë.
Instalim
Ngarkoni te blogu juaj shtojcën Akismet, aktivizojeni dhe mandej jepni kyçin tuaj API Akismet.com.
1, 2, 3: Mbaruat!
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“Akismet Spam Protection” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues“Akismet Spam Protection” është përkthyer në 72 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Përkthejeni “Akismet Spam Protection” në gjuhën tuaj.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.
Shënime ndryshimesh
4.2.2
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 24 janar, 2022
- U përmirësua përputhshmëria me formularë Formidable Forms
- U ndreq një e metë që mund të shkaktonte probleme, kur në një faqe shfaqen formularë të shumtë kontakti.
- U përditësuan veprimet delete_comment dhe deleted_comment për të dhënë dy argumente, në përputhje me bazën e WordPress-it që pas 4.9.0.
- Shtim filtri që lejon përjashtim llojesh komentesh, kur numërohen komente të miratuara të përdoruesit.
4.2.1
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 1 tetor 2021
- U ndreq një e metë që shkaktonte dështim të vlerësimit AMP në disa faqe me formularë.
4.2
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 30 shtator, 2021
- U shtuan lidhje për te hollësi të mëtejshme mbi njoftime përdorimi API.
- U ul numri i kërkesave ndaj rrjetit të domosdoshme për një faqe komentesh, kur Akismet-i është në punë.
- U përmirësua përputhshmëria me shtojcat më të njohura për formularë kontaktesh.
- U përmirësua përdorimi i API-t për qartësi rreth se çfarë përmirësimi është i nevojshëm.
4.1.12
Datë Hedhjeje në Qarkullim – 3 shtator, 2021
- U ndreq njoftimi “Përdorim konstanteje të papërkufizuar”.
- U përmirësua stilizimi te njoftime sinjalizimesh.
4.1.11
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 23 gusht, 2021
- U shtua mbulim për njoftime përdorimi API Akismet te rregullimet e Akismet-it dhe faqe përpunimi-komentesh përgjegjësi.
- U shtua mbulim për veprimin deleted_comment, kur fshihen komente në masë që nga Të padëshiruarit.
4.1.10
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 6 korrik, 2021
- U thjeshtua kodi nëpër kontroll komentesh te kërkesa ndaj API REST dhe XML-RPC.
- U përditësua terminologjia e planit Plus te shënimet, për t’u puqur me emrat e tanishëm të pajtimeve.
- U shtua
rel="noopener"
te lidhje widget-i, për të shmangur sinjalizime në Google Lighthouse. - Caktim i Akismet JavaScript-it si i lënë mënjanë, në vend se i async-ut, për të përmirësuar aftësinë e reagimit.
- U përmirësua parangarkimi i flluskave të fotove të ekranit te faqja e përgjegjësit për përpunim komentesh.
4.1.9
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 2 mars, 2021
- U përmirësua trajtim pingback-ësh në multithirrje XML-RPC
4.1.8
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 6 janar, 2021
- U ndreq mungesë fushash në thirrje submit-spam dhe submit-ham, që mund të shpinte në ulje të përpikërisë.
- U ndreq përdorim funksioni jQuery të nxjerrë nga përdorimi.
4.1.7
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 12 tetor, 2020
- Shfaqeni banderolën “Ujdisni llogarinë tuaj Akismet” te skena e përgjegjësit të komenteve, ku ka kuptim të përmendet nëse Akismet-i s’është formësuar.
- Mos përdorni wp_blacklist_check, kur është i passhëm për përdorim funksioni i ri wp_check_comment_disallowed_list.
4.1.6
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 4 qershor, 2020
- Çaktivizoni butonin “Kontrollo për Të padëshiruar”, deri sa faqja të jetë ngarkuar, për të shmangur gabime në klikim teksa provohet të radhiten drejtpërdrejt gjërat për rikontroll.
- Shtim filtri “akismet_enable_mshots” për të lejuar çaktivizim flluskash për foto ekrani te faqja e përpunimit të komenteve nga përgjegjësi.
Për zëra më të vjetër regjistri ndryshimesh, ju lutemi, shihni kartelën shtesë changelog.txt të ofruar tok me shtojcën.