Kjo shtojcë s’është testuar me 3 hedhjet e rëndësishme të fundit në qarkullim të WordPress-it. Mund të mos e mirëmbajnë më, ose mundet të mos mbulohet më, dhe mund të ketë probleme përputhshmërie, kur përdoret me versione më të freskët të WordPress-it.

Epoch – Një alternativë ndaj Disqus-it, me theksin te shpejtësia dhe provatësia

Përshkrim

Epoch është një shtojcë e re prej autorëve të Postmatic. Synimi: Të ofrojë komentim/fjalosje të atypëratyshme duke përdorur mekanizma plotësisht të brendshëm të WordPress-it teksa është i përputhshëm me ruajtje faqesh në fshehtinë, CDN-ra, funksionimin në celular, shtojca të tjera komentimi, dhe me praktikat më të mira për SEO. Punë e zorshme? Pa diskutim. Provojeni.

Epoch-u u furnizon përdoruesve tuaj punim mahnitës me komentimin, teksa në të njëjtën kohë përmirëson funksionimin e sajtit.

Veçori Kyçe

  • Mekanizëm komentesh i brendshëm për WordPress-in
  • I atypëratyshëm me ngarkesë minimale për shërbyesit
  • Komentim i plotë Ajax për dërgim dhe marrje komentesh
  • Integrohet me çfarëdo teme teksa shkrihet me markën tuaj
  • Moderim që nga pjesa e dukshme, me përditësime të atypëratyshme. Çmendurisht i shpejtë.

Epoch zgjidh tre probleme të brendshme të komentimit

Puna e Përdoruesit

Formularët për komente dhe shfaqja e tyre shpesh lihen pas dore nga zhvilluesit e temave. E dimë nga vetja. Funksionet dhe gjedhet që përfshihen te komentimi në WordPress janë të komplikuara, bezdisëse dhe puna me to s’është zbavitje. Shohim përditë tema fantastike me mekanizma qesharake komentesh. Kjo është gjëja e parë që ndreq Epoch-u.

Shpejtësi dhe kontekst

Iku koha kur parashtroje komente dhe prisje që të ringarkohet faqja. Krejt komentet nën Epoch parashtrohen përmes Ajax-i dhe postohen menjëherë në vendin përkatës brenda bashkëbisedimit.

Dhe, siç duhet të ndodhë, komentet e reja prej përdoruesish të tjerë shfaqen si me magji vetvetiu. Pa u varur prej faktit se u postuan nga web-i, apo nga email përmes Postmatic. Bashkëbisedimi përditësohet aty për aty.

Ruajtje në fshehtinë, ngarkim faqesh, dhe CDN

Epoch është pa diskutim sistemi më i shpejtë i komentimit për WordPress, teksa mbulon plotësisht ruajtje faqesh në fshehtinë dhe CDN-ra. Komentet në Epoch ngarkohen me përtesë te një kontejner vetëm kur nevojitet. Kjo do të thotë që postimi juaj do të ngarkohet menjëherë, komentet tuaja do të ngarkohen menjëherë, dhe shërbyesit tuaj s’do t’ia bëjë syri tërr. Komentet injektohen si me magji te faqja juaj, që kështu mojo-ja juaj e plotë SEO mbetet e paprekur.

Sukses përmes përputhshmërisë

Epoch është ndërtuar për të qenë i përputhshëm. Ai përdor mekanizëm komentesh plotësisht të brendshëm për WordPress-in, nuk krijon probleme me shumicën e krejt shtojcave të tjera për komentime, dhe përdor standardet WordPress të kodimit. Përdoreni me shtojcat tuaja të parapëlqyera për hyrje që nga rrjete shoqërore, votime, moderime, dhe të tjera shtojca komentimi.

Epoch është plotësisht i integruar me Postmatic

Kur xhirohet Epoch tok me Postmatic, aty ndodh vërtet e magjishmja. Rrjedha e komenteve përditësohet aty për aty, me komente të postuar drejtpërsëdrejti nga sajti ose të dërguar përmes email-esh. Pajtimi te komentet e reja është i shpejtë dhe i thjeshtë, teksa përdoruesit ftohen me mençuri të pajtohen edhe te sajti. Dhe krejt kjo pa kutiza të shpifura dhe formularë kaba.

Doni të hidheni në valle dhe të ndihmoni me zhvillimin?

Ky është vetëm 1.0. Shpresojmë që bashkësia e WordPress-it të na japë hua forcë, ide, dhe kod për këtë projekt. Ja pse e mbajtëm me burim të hapur. Epoch-un mund ta gjeni dhe të merrni pjesë menjëherë në Github. S’na durohet të shohim se në ç’rrugë do të shkojë komentimi.

Për paketën përfundimtare të angazhimit të përdoruesve kombinoni Epoch-un me [Postmatic](http://gopostmatic.com)

Postmatic është një shtojcë falas që u lejon përdoruesve të pajtohen te komentet por gjithashtu të përgjigjen fill e nga kutia e email-eve të tyre, duke shtypur Përgjigju. Postmatic dhe Epoch integrohet përsosmërisht, për t’ju lejuar ta merrni bisedën në rrugë dhe për ta vazhduar muaj pasi shtypët butonin Publikoje.

Foto ekrani

  • Epoch integrohet me temën tuaj ekzistuese grafike, duke përputhur ngjyrat, tipografinë, dhe gjerësinë fushës tuaj të komenteve. Automatikisht.
  • Opsionet janë të thjeshta. Instalimi është aq i thjeshtë sa aktivizimi i shtojcës.
  • Epoch është 100% dashamirës ndaj celularit dhe plotësisht reagues. Komente të folezëzuar 6 shkallë ende duken të hijshëm.
  • Epoch është i përputhshëm me shtojca të tjera komentimi palësh të treta, të tilla si Postmatic (aktivizoni komentimin përmes email-i), WordPress Social Login (për hyrje që nga Twitter, Facebook, etj), WP-reCAPTCHA, Aksimet, dhe WordPress Zero Spam (mbrojtje nga mesazhe të padëshiruar), dhe WYSIWYG Comment Form (për shtim të një paneli te fusha e komenteve).

Instalim

Instalojeni shtojcën përmes Instaluesit të Shtojcave të WordPress-it ose ngarkojeni plugin-name.php te drejtoria e shtojcave e drejtorisë tuaj të lëndës
1. Aktivizojeni shtojcën përmes menusë ‘Shtojca’ te WordPress-i

Mandej Epoch-u do të anashkalojë gjedhen e komenteve që furnizoi tema juaj.

PBR

A e anashkalon Epoch-u gjedhen time origjinale të komenteve?

Vetëm në se doni. Mund të zgjidhni t’i stilizoni komentet tuaja duke përdorur temat tona të brendshme ose duke përdorur gjedhen e komenteve që ka tashmë sajti juaj.

Komentet shfaqen në rend rritës apo zbritës?

Vendosni ju. Epoch mund t’i bëjë si njërën, ashtu edhe tjetrën.

A do të mbytë Epoch-u shërbyesin tim me gjithë këto kërkesa Ajax?

Ncuq! Epoch është më i mençur se kaq. S’keni pse merakoseni për këtë.

Shqyrtime

20 Mars, 2018
Good comment plugin but please update codes for lastest version of jquery. (It's not compatible with latest versions of Jquery) .post .success are deprecated in jQuery 3.0
3 Shtator, 2016
This plugins seem to have a nice upgrade to the built-in WP comment system. However currently it does not work well on my website (in Hebrew). It seem that the Right-to-left languages is currently not supported. I hope it would be supported in the next version.
3 Shtator, 2016
A great plugin, simple and does what it says it does.
Lexojini krejt 22 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Epoch – Një alternativë ndaj Disqus-it, me theksin te shpejtësia dhe provatësia” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Epoch – Një alternativë ndaj Disqus-it, me theksin te shpejtësia dhe provatësia” është përkthyer në 3 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Epoch – Një alternativë ndaj Disqus-it, me theksin te shpejtësia dhe provatësia” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

1.0.14

  • Ja plaçka e vërtetë. Ajo se si qe menduar 10.0.11/12! Postim komentesh bukur i shpejtë, edhe në shërbyesin tuaj të rrënuar, të kohës së Baba Qemos, që përdor një portë ie6 të gatuar vetë në atë galaxy 3 që e zbrazët në brooklyln. Sepse mundeni. Ja që tani mundemi edhe ne. Hajt pra ta mbyllim dhe të jemi të sjellshëm me njëri-tjetrin. Hë?
  • Sipas gjasash s’do të ketë ndonjë zhvillim kushedi të Epoch-ut, para se të hedhim në qarkullim 2.0. Çka kërkon sasi të mëdha kodi të mahnitshëm nga REST dhe ndoshta Angular ose diçka secret dhe më të mirë. Jini në kontakt me ne, nëse dëshironi të ndihmoni.

1.0.13

Kjo hedhje në qarkullim qe vërtet thjesht një prapakthim te 10.0.10 ngaqë gjithçka pas kësaj dëmtonte wptavern. Ah sikur të më lejohej të përdor fjalë të ndyra në regjistra ndryshimesh…

1.0.12

Na ndjeni për hedhjen në qarkullim të dy versioneve në një ditë. Ngarkesa sikur u lehtësua për Jasonin dhe ne…, neve na u shtua oreksi.

  • Një përmirësim i vockël i hedhjes së mëparshme në qarkullim për ta bërë të shpejtë postimin e komenteve.
  • I pastruam pakëz gjërat, për skema të përmirësuara për 4.4 dhe përputhshmëri me Postmatic Social Commenting.

1.0.11

  • Ooooh, sa i shpejtë! Ose të paktën kështu duket. Parashtrimi i komenteve në shërbyes të ngadaltë (s’po tregoj me gisht gjë… e din se cilët jeni) tani është i shpejtë, i shpejtë, i shpeeeejtë. I injektojmë komentet drejt e në DOM për përdoruesin… çka e lejon shërbyesin të rehatohet dhe të vrasë mendjen për këtë sa të dojë.
  • Testuar dhe stërmunduar plotësisht. Funksionon mirë nën 4.4.

1.0.10

  • Kërkesat Ajax në disa platforma shërbyesish zgjasin shumë, kur parashtrohet një koment. Kemi vendosur një animacion për ta tretur dukjen e formularit të komentit teksa përdoruesi pret që komenti të postohet.
  • Hija e verdhë, kur mbërrin një koment i ri, është rikthyer!
  • U ndreq një e metë që do të shfaqte &amp kur dikush përdorte shenjën & në emrin e tyre.

1.0.9

  • U shtua mbulim për shtojcën tonë të re: Postmatic Social Commenting. E peshës së lehtë, e thjeshtë, me mirëfilltësim të shpejtë në rrjete shoqërore. Lexoni mbi të te blogu ynë.
  • Kemi përmirësuar sinjalizime vleftësimi kur plotësohet formulari i komenteve.

1.0.8

E para nga një varg hedhjesh në qarkullim që do të përqendrohen në shpejtësinë dhe punimin.

  • Kemi arritur një një zgjidhje low-tech & high performance për të vjelë komentet e reja nga shërbyesi. Është eksperimentale, në varësi të strehës tuaj, por mund të lexoni gjithçka se si ta aktivizoni here. Së shpejti vjen edhe mbulimi zyrtar nga strehues të ndryshëm.
  • Diku thellë në fillimet e zhvillimi të tij, Epoch-u reshti së qeni i mençur lidhur se kur të ngarkojë dhe kur të fshehë. Kjo është ndrequr, përmirësuar, dhe pati një rritje serioze të IQ-së.
  • Pati një luftë të tmerrshme mes Epoch-ut dhe disa shtojcash antispam në disa formësime. Qe e shpifur, por tani është ndrequr. Kjo zgjidh problemin komenti juaj s’u pranua, ju lutemi verifikoni që gjithçka është plotësuar si duhet.
  • Kemi krijuar një ikonë rrotulluese të lezetshme për ngarkimet, që e bën mendjen tuaj të mos mërzitet kur prisni që të ngarkohen komentet. Qenie njerëzore torollake. Kemi shumë punë për të bërë lidhur me suksesshmërinë e ngarkimit në postime me 100 e më shumë komente. Kemi ca plane.
  • Pati një problem me rregullimin për pasgjurmime/pingje, që nuk ruheshin/formuloheshin si duhet. U ndreq.
  • Kemi shtuar ca stile për Sistemin e Vlerësimeve. Shkoni e vlerësoni ca komente që ta shihni.

1.0.7.1

  • Një ndreqje e shpejtë për një gabim fatal gjatë aktivizimit, që u shfaq në 1.0.7. Plus Jasoni pat një tjetër ide të hollë për formimin e Crowd Control-it në celular, pasi e zuri gjumi mbi të. 🙂

1.0.7

  • U rafinuan stilet për komentet në pritje të moderimit. Më pak gri, më shumë të zezë. Ikonë e re për sahatin.
  • U përmirësuan filtrat për shtojca nga palë të treta, për integrim nën mënyrën iframe.
  • U përditësua përkthimi frëngjisht.
  • Integrim me Crowd Control për shfaqje/fshehje lidhjeje raporti kur kalohet kursori përsipër (vetëm për desktop).
  • U shtua siguri te thirrje moderimi.
  • U shtuan themelet për disa përmirësime të rëndësishme punimi. Më tepër, së shpejti.

1.0.6.1

  • Kapëm një të metë nën të cilën shtimi i një komenti si përgjegjës prodhon një gabim të çuditshëm. U ndreq.

1.0.6

  • Bukur. Një hedhje e vockël në qarkullim për t’i dhënë publikut për herë të parë një veçori shumë të rëndësishme: moderim i komenteve që nga pjesa e dukshme e sajtit. Sjellë për ju nga i shkëlqyeri @ronalfy. Hapni sytë. Është fuqimisht zbavitës.
  • Ndreqëm ca gjëra, që nëse s’doni të përdorni avatare, s’e kemi problem.
  • U përmirësua stilizimi i komenteve të autorit të postimit.

1.0.5

Një përpjekje e fuqishme grupi me kontribute seriozisht të çmuara nga @ronalfy and @cklosowski. Ka ende për t’u bërë! Doni të ndihmoni?

  • Komentet e mbajtura për moderim tani janë të dukshme për përdoruesin edhe pasi faqja të jetë rifreskuar.
  • Komentet e mbajtura për moderim tani janë të dukshme për autorin e postimit/përgjegjësin, në pjesën e dukshme të sajtit. Moderimi që prej andej, së shpejti!
  • Kryem disa stilizime për Basic Comment Quicktags. Tani duket shumë bukur. Nëse s’e keni instaluar ende, vërtet që duhet.
  • Epoch i mban mend më mirë emrat, email-et dhe sajtet e përdoruesve.
  • Stilizim më i qëruar në krejt fushat e formularëve, në krejt pamjet. Gjithçka në vendin e vet.
  • Pingback-et dhe pasgjurmimet tani fshihen, si parazgjedhje. Ka një mundësi, nëse dëshironi t’i shfaqni.
  • Permalidhjet për komente tani funksionojnë në krejt shfletuesit, për krejt temat, nën krejt mënyrat Epoch. Ka lezet.
  • Përditësime te përkthimi në frëngjisht.
  • Oh, një përkthim i ri në gjermanisht.

1.0.4

  • Njoftim dhe stilizim më i mirë për komente të mbajtur për moderim.
  • Stilizim më i mirë i komenteve të autorit nëpër krejt temat.
  • U përmirësua mbulimi për Përpunim i Thjeshtë Komentesh.
  • U shtua mbulim për shtojcën shumë të lezetshme Basic Comment Quicktags.

1.0.3.1

  • Minimizimi s’ndodhi si duhej në 1.0.3. Na ndjeni për hedhjet e pakujdesshme në qarkullim. Do të punojmë që të automatizohet.

1.0.3

  • U ndreq një e metë që bënte të mos funksiononte instalimi i Postmatic-ut që nga pulti.
  • U ndreq një e metë nën të cilën stilimi bypostauthor i komenteve trashëgohej nga pjellat e komentit të autorit.
  • U ndreq një e metë që pengonte funksionimin e saktë të shtojcës Simple Comment Editing. Na ndjeni për këtë.

1.0.2

  • U ndreq e meta e shpifur që pengonte shfaqjen në rendin e duhur për komentet në rend zbritës. Sërish. Na ndjeni.
  • U shtua mbulim për shtojcën Simple Comment Editing. Tonelata falënderimi për @ronalfy që realizoi këtë.
  • Ndreqje – probleme të ndryshme sigurie me iframe.
  • U hoq titulli kur gjendeni nën mënyrën iframe (Merrni Pjesë Në Bashkëbisedim) ngaqë s’kish mënyrë për ta lidhur si duhet te formulari i komenteve.
  • U shtua stilizim special për komente të bëra nga autori i postimit.
  • U shtua roli i përdoruesit si një klasë te komenti. Kështu komentet mund t’i stilizoni në mënyra të ndryshme në varësi të faktit se kush i bën, përgjegjësit, kontribuesit, pajtimtarët, etj.
  • U shtua përkthimi në gjermanisht nga R. Koller. Faleminderit!
  • U bë më e lehtë të shkarkohet dhe instalohet Postmatic drejt e nga Epoch-u.

1.0.1

Pritja që i është bërë Epoch-ut ka qenë epike! Faleminderit gjithkujt për fjalët e mira, ndihmesën dhe inkurajimin. Ja një dorë ndreqjesh të metash dhe përimtimesh.

  • Jemi gati për përkthime. Përkthimi në spanjisht është gati, dhënë nga @telesemana. Kartela POT gjendet te /languages. Përkthimet parashtrojini përmes [email protected].
  • U ndreqën përplasje me WP-Rocket dhe shtojca të ngjashme minizimi. Kjo heq qafe gabimet b.replace.
  • Gravataret në komente pa URL autori nuk lidhen më te #.
  • U shtua një filtër për të çaktivizuar plotësisht përditësimin live. E dobishme për zhvillime dhe testime.
  • Komentet tani u atribuohen saktë nicename-it të përdoruesit në të gjitha rrethanat.
  • Improved permalink flushing – this will help things work better somehow but nobody explained to me what it really means. Flush away!
  • Autorë shtojcash – Mënyra iframe nën Epoch tani është gati për ta përdorur. Te http://docs.gopostmatic.com. kemi ca dokumentim se si të kryhet kjo.
  • Pikasëm një të metë që shpinte në kërkesa runaway shërbyesi në disa mjedise. E qëruam.

1.0.0

  • Epoch 1.0 ka mbërritur dhe tani shton përputhshmëri me çfarëdo sajti WordPress nën çfarëdo teme të çmendur! Kemi shtuar një mundësi të tretë integrimi që ofron një zgjidhje të bukur (dhe të shpejtë!) për deri edhe temat më problematike.
  • U ndreq një e metë nën të cilën Epoch nuk respektonte shkallë shtrirjeje në thellësi për komentet.
  • U konsoliduan stilet gjithandej.
  • Emra e autorëve që nuk kanë të përshoqëruara URL tani nuk lidhen më.
  • Titulli Merrni Pjesë Në Diskutim fshihet deri sa të ketë faktikisht një diskutim ku mund të merret pjesë (më tepër se 3 komente).
  • Skena të reja për përgjegjësin dhe ikona të ndryshme.

0.3.4

  • Ndreqje e shpejtë për ngjyrë teksti te fusha futje teksti

0.3.3

  • U përmirësuan formular përgjigjesh nga celularë
  • Çaktivizim më i qëndrueshëm për sa i përket butonave të parashtrimit

0.3.2

  • Just a quick bug fix for handlebars dependencies. Buggers.

0.3.1

  • U pastruan paksa varësitë
  • Ndreqje të metash të ndryshme

0.3

  • U shtua mbulim për WP-Markdown për krijim të një paneli të vockël të lezetshëm te formulari juaj i komenteve. kjo e shpie numrin e integrimeve të mbuluara zyrtarisht në 4: WP-reCAPTCHA, WP-Markdown, WordPress Social Login, dhe Postmatic. Jo keq, hë?
  • U pastrua ca renditja në rend zbritës, për sa i përket paraqitjes
  • Butoni i parashtrimeve tani bëhet gri, nëse komenti do më shumë kohë se zakonisht për t’u postuar
  • Ikona dhe foto ekrani të hijshme.

0.2.4

  • U ndreq një e metë te renditja në rend zbritës. Nëse ju pëlqen rendi zbritës, riprovoni.
  • U shtua mbulim për shtojca captcha, më shprehimisht WP-reCAPTCHA
  • U kujdesëm për një të metë e cila mund të shfaqte s’ka komente edhe në faqe
  • U shtua mbulim për gabimet origjinale të WordPress-it po komentoni shumë shpejt dhe koment i përsëdytur

0.2.3

  • U ndreq e meta mbi gjerësinë, që bënte që fusha e komenteve të ishte e stërmadhe
  • Përputhshmëri më e mirë me krejt temat
  • Një integrim i ri, i ëmbël, me WordPress Social Login
  • Përputhshmëri me shtojca kundër mesazhesh të padëshiruar të tillë si WordPress Zero Spam
  • Të meta të ndryshme

0.2.2

  • U shtua një njoftim që shfaqet kur komentet janë mbyllur
  • U shtua një krye me një përmbledhje të numrit të komenteve dhe një spirancë për te formulari i komenteve
  • URL-të në komente tani janë të klikueshme
  • U ndreq një etiketë div që bridhte për qejf të vet
  • Më tepër asgjësim përsëdytjesh komentesh
  • Përimtime të ndryshme CSS te tema e çelët

0.2.1

  • U ndreqën krejt të metat dhe renditja në rend zbritës, si edhe përsëdytja e komenteve
  • U shtua ca CSS te tema e çelët, për përputhshmëri më të mirë

0.2.0

  • Ka ende disa të meta te renditja në rend Zbritës. Sipas gjasash, më mirë të qëndrohet me atë Rritës, hëpërhë.
  • Përmirësime të rëndësishme te funksioni i brendshëm e gjedhes së komenteve. Nëse doni të përdorni Epoch-un me gjedhen e komenteve që sjell tema juaj, tani kjo mund të jetë më afër të mundshmes. Provojeni vetë.
  • Mjaft përmirësime te tema e çelët. Më hollësisht, formularët e komentimit duhet të jenë më të standardizuar dhe tipografia të përputhet më mirë me temën tuaj.
  • U shtua vulë kohore, tej asaj të datave

0.1.0

Versioni Fillestar