Faqja kryesore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
84.801 artikuj në shqip
Artikulli i javës
Artikulli i javës
Mësonjëtorja e Korçës

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në fund të periudhës së perandorisë. Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muze dhe ndodhet në veri të bulevardit "Shën Gjergji".

Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare brenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbënte një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik, kishte rëndësi e një vlerë të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit.

Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si "Dita e Mësuesit".

Në 1885-ën, Naim Frashëri si burokrat në Ministrinë e Arsimit në Stamboll, me të vëllain, Sami Frashërin dhe shqiptarë të tjerë me ndikim të "Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip" ia dolën të siguronin lejen nga Sulltan Abdulhamidi II për hapjen e një shkolle shqiptare për djem në Korçë.

Lexo më tej...


A e dini se ...
A e dini se ...

Na vjen me të vërtetë shumë keq, për këtë javë nuk është zgjdhur asnjë kuriozitet!

Vullnetarët e Wikipedias në shqip nuk kanë punuar aq sa duhet për të shfaqur në këtë vitrinë Kuriozitetet e javës. Ju mund të shfletoni kuriozitetet e javëve të kaluara. Megjithatë, edhe ti mund të japësh kontributin tënd duke ndihmuar në përmirësimin e cilitdo artikull që dëshiron.

Ne të urojmë punë të mbarë!

Complaints icon.svg


Kanë ndodhur më 10 mars
Kanë ndodhur më 10 mars
Napoleon Bonaparte
  • 1814 - Napoleon I i Francës mposhtet në Betejën e Laones në Francë. (Figura)
  • 1931 - Legjioni i të Huajve i Francës themelohet nga Mbreti Louis-Philippe për të mbështetur luftën e tij në Algjeri.
  • 1906 - Në shpërthimin katastrofal në minierën Courrieres, të cilësuar si më i rëndi në gjithë Evropën, 1.099 minatorë mbesin të vdekur në veri të Francës.
  • 1912 - Yuan Shikai jep betimin si presidenti i dytë i përkohshëm i Republikës së Kinës.
  • 1922 - Mahatma Gandhi arrestohet në Indi, gjykohet për kryengritje dhe dënohet me gjashtë vjet burg, për t’u liruar vetëm afro dy vjet më vonë për një operacion të apendiksit.
  • 1952 - Fulgencio Batista udhëheq një grusht shtet të suksesshëm në Kubë dhe emëron veten si “president të përkohshëm”.
  • 1959 - Duke u frikësuar nga një tentativë rrëmbimi nga Kina, mbi 300.000 tibetianë u mblodhën përreth pallatit të Dalai Lamas për të parandaluar rrëzimin e tij.
  • 1977 - Astronautët zbuluan për të parën herë unazat që rrethojnë planetin e Uranit.
  • 1990 - Në Haiti, Prosper Avril rrëzohet nga pushteti vetëm 18 muaj pas marrjes së postit me një grusht shtet.
  • 2010 - Një tërmet prej 5.2 shkallësh godet teritorin e Kosovës me epiqender në jugperëndim të Istogut. Dridhja që shkaktoi vetëm dëme materiale u ndie deri në kryeqytetin e Bullgarisë.


Fotografia e ditës
Fotografia e ditës
Të rejat më të fundit në komunitet
Të rejat më të fundit në komunitet
  • Bukur, pastër, pa gabime. - MalnadachBot është një robot i ri që do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me sintaksën e kodit. Ndiqni kontributet e tij këtu.
  • Errësira bie... - MediaWiki:Gadget-dark-mode dhe MediaWiki:Gadget-dark-mode-toggle lejojnë errësimin e sfondit për një përdorim më të lehtë për sytë në ambiente të errëta. Aktivizoji te parapëlqimet.
  • Bot i ri, bot i vogël. - Smallem është një robot i ri që ndihmon për rregullimin e problemeve me referimet. Ndiqni kontributet e tij këtu.
  • Merr një vegël e futju punës! - ProveIt, vegla më e re, ndihmon në vendosjen e referimeve. Aktivizoje te parapëlqimet.
  • Hajde bot, hajde! - MajavahBot është një robot i ri që do të përdoret për arkivimet automatike të faqeve. Ndiqni kontributet e tij këtu.
  • Urra! - Wikipedia shqip ka tashmë 80 000 artikuj!
  • Filtrojmë, xhaxho, filtrojmë... - Aktivizohet filtrimi i redaktimeve për t'u mbrojtur ndaj redaktimeve keqdashëse.
  • ¡Hola amigo! - Lidhjet e kolonës anësore ofrojnë mbështetje në 5 gjuhë të ndryshme tashmë.
  • Informohu për shëndetin! - Shtohet lëmi i artikujve rreth pandemisë së koronavirusit. Shfletoji këtu: COVID-19.
  • Me jetë të gjatë! - Wikipedia shqip mbush 16 vjeç! Faleminderit të gjithëve atyre që kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve!
Para se të redaktoni...
Para se të redaktoni...

Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.

Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Vini Re! - Jeni të lutur të emëroni faqet që krijoni në trajtën e shquar dhe të përdorni germat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura.


Kush e shkruan Wikipedian?
Kush e shkruan Wikipedian?


Komuniteti i Wikipedias në gjuhën shqipe përbëhet nga 139.743 përdorues të regjistruar, 346 prej të cilëve kanë kontribuar me të paktën një redaktim gjatë muajit të fundit, 10 prej tyre gëzojnë privilegjet e administratorit ndërsa 4 gëzojnë privilegjet e burokratit. Përdoruesit përbëjnë një shoqatë ku të gjithë anëtarët e saj koordinojnë veprimet e tyre për përmirësimin e artikujve, duke u konsultuar herë pas here në kuvend, duke diskutuar me njëri-tjetrin, por edhe duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme.


Ç'mund të bëj unë?
Ç'mund të bëj unë?


Dëshironi të merrni pjesë? Lexoni rregullat bazë dhe udhëzimet e tjera, respektoni rregullat e mirësjelljes; regjistrimi është i këshillueshëm por jo i detyrueshëm.

Keni nevojë për ndihmë? Përpiquni të shfletoni faqet e ndihmës ose bëni pyetjen tuaj në Kuvendin e Wikipedias. Shumë shpejt një përdorues aktiv do t'iu ndihmojë.

Dëshironi të provoni? Bëni prova tek livadhi ose lexoni se si redaktohet një faqe.

Dëshironi të bëni një donacion? Wikipedia është plotësisht e lirë, pa reklama, falë donacioneve të përdoruesve. Ndihmoni që Wikipedia të mbetet e lirë, bëni një donacion.

Bashkëpunimi i javës
Bashkëpunimi i javës

Bashkëpunimi i javës është një projekt që ka si synim rritjen e numrit të artikujve cilësorë në Wikipedia. Çdo javë listohen disa artikuj për tu krijuar. Nëse keni interes për këto artikuj, hidhuni një sy. Më pas vendosni nëse dëshironi të krijoni apo redaktoni ndonjë prej tyre.

Handshake icon.svg
Projektet motra
Projektet motra
Meta-Wiki
Meta-Wiki
Koordinimi i të gjitha projekteve
Wikidata
Wikidata
Baza e lirë e të dhënave
Commons
Wiktionnaire
Wiki–Fjalori
Fjalori i lirë
Wikinews
Wiki–Lajme
Lajme të lira
Wikibooks
Wiki–Libra
Libra dhe tekste didaktike
Wikiquote
Wiki–Citate
Përmbledhje citatesh
Wikisource
Wiki–Burime
Dokumente dhe Libraria e lirë
Wikiversité
Wikispecies
Wiki–Speciet
Lista e llojeve të specieve
Mediawiki
MediaWiki
Udhëzimet teknike
Wikipedia nuk garanton saktësinë e përmbajtjes!

Projekti organizohet nga Fondacioni Wikimedia, i cili nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim në përmbajtjen e këtyre artikujve.

Çdo kontribues është përgjegjës për shkrimet e tij.