Akismet Spam Protection

Përshkrim

Akismet-i i kontrollon komentet dhe parashtrimet te formularët e kontaktit kundrejt bazës sonë globale të të dhënave për mesazhe të padëshiruar që të pengojë botimin prej sajtit tuaj të lënde dashakeqe. Komentet e padëshiruar që kapen në blogun tuaj mund t’i shqyrtoni te skena “Komente” e përgjegjësit.

Te veçoritë e rëndësishme të Akismet-it përfshihen:

  • Kontrollon vetvetiu krejt komentet dhe lë jashtë ata që duken si të padëshiruar.
  • Çdo koment ka një historik gjendjeje, ndaj mund të shihni lehtësisht se cilët komente qenë kapur apo pastruar nga Akismet-i dhe cilët janë shënuar si të padëshiruar, ose si jo të tillë, nga një moderator.
  • URL-të tregohen te lënda e komentit, për të bërë të dukshme lidhje të fshehura ose ngatërruese.
  • Moderatorët mund të shohin numrin e komenteve të miratuara për çdo përdorues.
  • Një veçori spastrimesh, që bllokon pa ngurrim rastet më të këqija të të padëshiruarve, duke ju kursyes hapësirë disku dhe përshpejtuar sajtin.

PS: pasi të aktivizohet, do t’ju kërkohet të merrni një kyç API Akismet.com, që të mund ta përdorni. Kyçet janë falas për blogje personalë; për sajte biznesi dhe komerciale ka pajtime me pagesë.

Instalim

Ngarkoni te blogu juaj shtojcën Akismet, aktivizojeni dhe mandej jepni kyçin tuaj API Akismet.com.

1, 2, 3: Mbaruat!

Shqyrtime

7 Mars, 2022
I'm a volunteer for a Refuge RR (charity saving animals) and we were receiving many spams through the contact form. I'm managing the website (I'm not a webmaster) and decided to install this free plugin in hope it would work. However, we continued to receive spams and it even increased. I had to remove the contact form from the website. That's so unfortunate. On top, I was just charged for the plugin... what a surprise (I'm the one paying for everything related to the website as the refuge can't afford paying for that, and my budget is limited). I just read a review about the charge and I disagree with the answer given. You may consider shelters and refuges as a business but they are not. It's already difficult to raise funds to feed and care for those poor animals, if you're going to charge for the plugin when they are trying to find ways to raise money (like having a little store and having a donation/sponsoring button) to take care of them then... this is taking advantage of them. You should be supporting the "registered" charities instead of charging them. NOTE: ALL the funds raised go to the animals. There are NO PAID employees only volunteers. Even the owner of the refuge doesn't take anything for herself. Again, charging for charities is not logic.
7 Shkurt, 2022
Def do not recommend using this plugin what so ever... first it works, then it doesn't, need help? They want you to pay for everything.. its a bait and switch tactic we see too many times.
Lexojini krejt 929 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Akismet Spam Protection” është përkthyer në 72 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Akismet Spam Protection” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

4.2.2

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 24 janar, 2022

  • U përmirësua përputhshmëria me formularë Formidable Forms
  • U ndreq një e metë që mund të shkaktonte probleme, kur në një faqe shfaqen formularë të shumtë kontakti.
  • U përditësuan veprimet delete_comment dhe deleted_comment për të dhënë dy argumente, në përputhje me bazën e WordPress-it që pas 4.9.0.
  • Shtim filtri që lejon përjashtim llojesh komentesh, kur numërohen komente të miratuara të përdoruesit.

4.2.1

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 1 tetor 2021

  • U ndreq një e metë që shkaktonte dështim të vlerësimit AMP në disa faqe me formularë.

4.2

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 30 shtator, 2021

  • U shtuan lidhje për te hollësi të mëtejshme mbi njoftime përdorimi API.
  • U ul numri i kërkesave ndaj rrjetit të domosdoshme për një faqe komentesh, kur Akismet-i është në punë.
  • U përmirësua përputhshmëria me shtojcat më të njohura për formularë kontaktesh.
  • U përmirësua përdorimi i API-t për qartësi rreth se çfarë përmirësimi është i nevojshëm.

4.1.12

Datë Hedhjeje në Qarkullim – 3 shtator, 2021

  • U ndreq njoftimi “Përdorim konstanteje të papërkufizuar”.
  • U përmirësua stilizimi te njoftime sinjalizimesh.

4.1.11

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 23 gusht, 2021

  • U shtua mbulim për njoftime përdorimi API Akismet te rregullimet e Akismet-it dhe faqe përpunimi-komentesh përgjegjësi.
  • U shtua mbulim për veprimin deleted_comment, kur fshihen komente në masë që nga Të padëshiruarit.

4.1.10

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 6 korrik, 2021

  • U thjeshtua kodi nëpër kontroll komentesh te kërkesa ndaj API REST dhe XML-RPC.
  • U përditësua terminologjia e planit Plus te shënimet, për t’u puqur me emrat e tanishëm të pajtimeve.
  • U shtua rel="noopener" te lidhje widget-i, për të shmangur sinjalizime në Google Lighthouse.
  • Caktim i Akismet JavaScript-it si i lënë mënjanë, në vend se i async-ut, për të përmirësuar aftësinë e reagimit.
  • U përmirësua parangarkimi i flluskave të fotove të ekranit te faqja e përgjegjësit për përpunim komentesh.

4.1.9

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 2 mars, 2021

  • U përmirësua trajtim pingback-ësh në multithirrje XML-RPC

4.1.8

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 6 janar, 2021

  • U ndreq mungesë fushash në thirrje submit-spam dhe submit-ham, që mund të shpinte në ulje të përpikërisë.
  • U ndreq përdorim funksioni jQuery të nxjerrë nga përdorimi.

4.1.7

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 12 tetor, 2020

  • Shfaqeni banderolën “Ujdisni llogarinë tuaj Akismet” te skena e përgjegjësit të komenteve, ku ka kuptim të përmendet nëse Akismet-i s’është formësuar.
  • Mos përdorni wp_blacklist_check, kur është i passhëm për përdorim funksioni i ri wp_check_comment_disallowed_list.

4.1.6

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 4 qershor, 2020

  • Çaktivizoni butonin “Kontrollo për Të padëshiruar”, deri sa faqja të jetë ngarkuar, për të shmangur gabime në klikim teksa provohet të radhiten drejtpërdrejt gjërat për rikontroll.
  • Shtim filtri “akismet_enable_mshots” për të lejuar çaktivizim flluskash për foto ekrani te faqja e përpunimit të komenteve nga përgjegjësi.

Për zëra më të vjetër regjistri ndryshimesh, ju lutemi, shihni kartelën shtesë changelog.txt të ofruar tok me shtojcën.