Faqja kryesore
|
Artikulli i javës
Ukraina (Ukrainisht: Україна, Ukrayina, /ukraˈjina/) është një shtet që ndodhet në lindje të Evropës. Ukraina kufizohet në lindje e verilindje nga Rusia, në veriperëndim nga Bjellorusia, në perëndim nga Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, në jugperëndim nga Rumania e Moldavia dhe në jug laget nga Deti i Zi dhe Deti Azov. Ajo ka një sipërfaqe prej 603.628km2 (233.062sq mi), duke e bërë atë vendin më të madh tërësisht brenda Evropës. Ukraina është një shtet jofederal i përbërë nga 24 oblaste (krahina), një republikë autonome (Krimea) dhe dy qytete me status të veçantë: Kievi, kryeqyteti i saj dhe qyteti më i madh dhe Sevastopoli, në të cilin ndodhet flota ruse e Detit të Zi, sipas një marrëveshjeje qiraje. Ukraina është një republikë me një sistem gjysmëpresidencial me degë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të ndara. Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Ukraina vazhdon të ketë ushtrinë dytë më të madhe në Europë, pas asaj të Rusisë. Vendi ka rreth 44.600.000 banorë, 77.8 për qind e të cilëve janë ukrainas etnikë, me minoritete të konsiderueshme të rusëve (17%), bjellorusëve dhe rumunëve. Ukrainishtja është gjuha zyrtare e Ukrainës. Alfabeti i saj është cirilik.
A e dini se ...
Na vjen me të vërtetë shumë keq, për këtë javë nuk është zgjdhur asnjë kuriozitet! Vullnetarët e Wikipedias në shqip nuk kanë punuar aq sa duhet për të shfaqur në këtë vitrinë Kuriozitetet e javës. Ju mund të shfletoni kuriozitetet e javëve të kaluara. Megjithatë, edhe ti mund të japësh kontributin tënd duke ndihmuar në përmirësimin e cilitdo artikull që dëshiron. Ne të urojmë punë të mbarë!
Kanë ndodhur më 1 mars
Fotografia e ditës
Të rejat më të fundit në komunitet
|
Para se të redaktoni...
Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.
Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Kush e shkruan Wikipedian?
Ç'mund të bëj unë?
Keni nevojë për ndihmë? Përpiquni të shfletoni faqet e ndihmës ose bëni pyetjen tuaj në Kuvendin e Wikipedias. Shumë shpejt një përdorues aktiv do t'iu ndihmojë. Dëshironi të provoni? Bëni prova tek livadhi ose lexoni se si redaktohet një faqe. Dëshironi të bëni një donacion? Wikipedia është plotësisht e lirë, pa reklama, falë donacioneve të përdoruesve. Ndihmoni që Wikipedia të mbetet e lirë, bëni një donacion. Bashkëpunimi i javës
Bashkëpunimi i javës është një projekt që ka si synim rritjen e numrit të artikujve cilësorë në Wikipedia. Çdo javë listohen disa artikuj për tu krijuar. Nëse keni interes për këto artikuj, hidhuni një sy. Më pas vendosni nëse dëshironi të krijoni apo redaktoni ndonjë prej tyre. Projektet motra
|
Wikipedia nuk garanton saktësinë e përmbajtjes! Projekti organizohet nga Fondacioni Wikimedia, i cili nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim në përmbajtjen e këtyre artikujve. Çdo kontribues është përgjegjës për shkrimet e tij. |