Ndërtimet me lidhëzën pak se i ndesh zakonisht në ligjërimin bisedor ose të thjeshtë, ku përdoren për të shprehur raporte të natyrës kundërshtore:
Pak se ta kam bërë drekën gati, kërkon edhe të ta vë përpara.
Pak se lashë punët e mia që të të ndihmoj, më bën dhe naze.
Pak se ia bëra kafenë, më kërkon edhe që t’ia çoj në verandë.
Pak se vajta i bleva arrët deri në pazar, tani u dashka edhe t’i qëroj?