Në disa prej kuptimeve të veta kryesore, folja çoj funksionon si kauzativ i shkoj:
çoj = bëj (shkaktoj) të shkojë
Posted in morfologji, semantikë, tagged folja çoj, folja shkoj, lidhorja, ndërtimet kauzative on January 23, 2010 | Leave a Comment »
Në disa prej kuptimeve të veta kryesore, folja çoj funksionon si kauzativ i shkoj:
çoj = bëj (shkaktoj) të shkojë
Posted in pragmatikë, tagged dalja nga konteksti, folja iki, folja shkoj, folja vete, konteksti, lidhorja, urdhërorja on January 23, 2010 | Leave a Comment »
Në gramatikat tradicionale, diferenca midis shko të vishesh dhe shko vishu do të cilësohej si diferencë regjistri; duke u klasifikuar forma e dytë si e regjistrit bisedor.
Ka edhe një mënyrë tjetër për ta analizuar këtë pranëvënie të pazakonshme të dy foljeve në urdhërore, duke e ripërkufizuar funksionin modal të shkoj.
Posted in pragmatikë, tagged funksioni zbutës, litota, lutja, politesa on January 19, 2010 | Leave a Comment »
Të vegjëlve shpesh u thuhet që t’i shoqërojnë kërkesat me “të lutem/ju lutem”.
Posted in leksikologji, morfologji, tagged pseudo-urdhërorja, urdhërorja on January 19, 2010 | Leave a Comment »
Shqipen dale (dal në gegërishte) FShS (1984) e klasifikon si pasthirrmë, me kuptimin “prit pak,” “mos u ngut”; ekziston edhe një formë shumësi daleni e modeluar sipas shumësit të urdhërores (e krahasueshme me ejani, jakëni, hajdeni, mosni, nani etj.); megjithatë, ndryshe nga hajde dhe eja, dale nuk pranon kombinime me pjesëzën mohore mos (mos hajde dhe mos eja janë gramatikisht normale; mos dale jo). Etimologjikisht, dale lidhet me foljen (n)dal (Çabej); ndoshta në këtë grup hyn edhe ndajfolja ngadalë (dalëngadalë, gegërisht kadalë, dalkadalë).
Posted in semantikë, tagged deiksis, orientimi hapësinor on January 17, 2010 | Leave a Comment »
Disa nga fjalët më elementare të gjuhës janë veçanërisht të vështira për t’u përkufizuar.
Kështu, mbiemrin i majtë ose ndajfoljen majtas nuk e përkufizon dot veçse në mënyrë relative, edhe pse çdo fëmijë është në gjendje të dallojë të majtën nga e djathta pa vështirësi.
Posted in pragmatikë, tagged folja them, funksioni interpelues, pjesëza dyshuese on January 17, 2010 | Leave a Comment »
Folja them, në formën e vetës së dytë njëjës të së tashmes së dëftores (thua), përdoret në fjalitë pyetëse të cilat shprehin dyshim ose pasiguri:
Posted in leksikologji, tagged fusha semantike, ndërtimet kauzative on January 17, 2010 | Leave a Comment »
Një analizë e shpejtë e fushës semantike të gjumit/të fjeturit do të ndihmojë për të kuptuar si shprehet leksikisht aspekti, ose mënyra e shtjellimit të veprimit, në gjuhën shqipe.