Çfarë janë informacionet publike në Facebook?

Diçka që është publike mund të shikohet nga çdo person. Kjo përfshin personat që nuk janë shokë me ty, personat jashtë Facebook dhe personat që përdorin media të tjera si p.sh. të printuara, transmetime (p.sh. televizion) dhe sajte të tjera në internet. Për shembull, nëse përdor shërbimet tona për të dhënë një koment publik në kohë reale në një shfaqje televizive, ai mund të shfaqet në shfaqje ose diku tjetër në Facebook.
Çfarë informacionesh janë publike?
Informacionet që ndan që janë gjithmonë publike: Disa prej informacioneve që na jep kur plotëson profilin tënd janë publike, si p.sh. grupmosha, gjuha dhe shteti yt. Ne përdorim gjithashtu një pjesë të profilit tënd, që quhet Profili publik, për të të ndihmuar që të lidhesh me shokët dhe familjen. Profili yt publik përfshin emrin tënd, gjininë, emrin e përdoruesit dhe ID-në e përdoruesit (numrin e llogarisë), fotografinë e profilit dhe fotografinë e kopertinës. Këto informacione janë po ashtu publike. Disa nga mënyrat se si na ndihmon kjo të të lidhim janë:
  • Emri yt, fotografia e profilit dhe fotografia e kopertinës i ndihmojnë njerëzit të të njohin.
  • Gjinia na ndihmon të të përshkruajmë (p.sh. "Shtoje atë si një shoqe").
  • Listimi i rrjeteve të tua (p.sh. shkolla, vendi i punës) i lejon të tjerët të të gjejnë më lehtë.
  • Emri i përdoruesit dhe ID-ja e përdoruesit (p.sh. numri i llogarisë) janë në URL-në e profilit tënd.
  • Grupmosha ndihmon për të të siguruar përmbajtje të përshtatshme për moshën.
  • Gjuha dhe shteti na ndihmojnë të sigurojmë përmbajtje dhe eksperienca të përshtatshme.
Informacionet që ndan në mënyrë publike: Kur zgjedh të ndash diçka me Publikun (p.sh. kur zgjedh Publike nga zgjedhësi i audiencës), ato konsiderohen informacione publike. Nëse ndan diçka dhe nuk e shikon zgjedhësin e audiencës ose një parametër tjetër të privatësisë, ato informacione janë po ashtu publike. Mëso më shumë për redaktimin se kush mund t’i shikojë informacionet e tua bazë në profilin tënd të Facebook dhe për përdorimin e zgjedhësit të audiencës për të kontrolluar se me kë ndan kur poston në Facebook.
Gjërat që ndajnë të tjerët: Nëse personat e tjerë ndajnë informacione për ty, edhe nëse është diçka që e ke ndarë me ata, por nuk e ke bërë publike, ata mund të zgjedhin ta bëjnë publike. Po ashtu, kur komenton në postimet publike të personave të tjerë, komenti yt është gjithashtu publik.
Postimet në Faqet e Facebook ose grupet publike: Faqet e Facebook dhe grupet publike janë hapësira publike. Çdo person që mund ta shikojë Faqen ose grupin mund ta shikojë postimin ose komentin tënd. Në përgjithësi, kur poston ose komenton në një Faqe ose në një grup publik, një histori mund të publikohet në Furnizimin e lajmeve si dhe në vende të tjera në Facebook dhe jashtë tij.
Mos harro se informacionet publike mund:
  • Të lidhen me ty, edhe jashtë Facebook.
  • Të shfaqen kur dikush bën një kërkim në Facebook ose në një motor tjetër kërkimi.
  • Të jenë të arritshme në lojërat e integruara në Facebook, në aplikacione dhe sajte uebi që përdoren nga ti dhe shokët e tu.
  • Të jenë të arritshme nga çdo person që përdor API-të tona, si p.sh. Graph API.
A ishte i dobishëm?
Po
Jo