Fixhi
Coordinates: 18°S 179°E / 18°S 179°E
Republic of the Fiji Islands
Matanitu Tu-Vaka-i-koya ko Viti | |||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: Rerevaka na Kalou ka Doka na Tui | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Fixhi, emri zyrtar Republika e Ishujve Fixhi është një shtet ishullor në Oqeani.Fixhi përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqësor.Ka 322 ishuj dhe 522 ishujza.106 prej ishujve janë të pa banuar.87% i sipërfaqes së Fixhit përbëhet nga dy ishujt më të mëdha të vendit, në Viti Levu dhe Vanua Levu.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Edhe para zbulimit të Ishujve Fixhi nga Evropianët në shekullin XVII, jetonin njerëzit në këtë vend.Në gjurmimet që janë bërë në Fixhi janë gjetur objekte si tas e tenxhere që datojnë 1000 vjet para lindjes së Krishtit. Deri në shekullin XIX evropianët kanë vazhduar kolonializmin e Fixhit.Në vitin 1874 Fixhi hyri në kontrollin Anglez.Nga ana e Anglezëve në Fixhi u sollën punëtorët Indian.Në vitin 1970 fitoi pavarsinë.Në vitin 1987 u ekzekutua dy grushttet të suksesshëm, dhe qeverisja e përbashkët Indiano-Fixhi përfundoi.Indianët kërkuan të mbeten nën sovranitetin Anglez,ndërsa Fixhianët vendas përkrahnin pavarsinë. Pas kësaj shumica e Indianëce imigruan në Indi.
Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fixhi është Republikë Parlamentare.Më 1 shtator 2009 është nxjerrë nga Komonvelti.[1]
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ishujt e arqipelagut i ngjajne nje patkoi kali, te rrethuar nga breza te shumte korali, qe lagen nga deti i Koros. Ishujt kryesore jane Viti Levu, Vanua Levu, Taveuni, Kandavu, Koro dhe Rotuma. Me origjine vullkanike, paraqesin depozita te bollshme kalkari dhe karakterizohen nga nje morfologji kryesisht malore e theksuar e cila, gjate bregdetit i le vendin nje fashe luginore. Pika me e larte e arqipelagut është mali Viktoria ose Tomaniivi (1.324 m), ne Viti Levu. Lumenjte jane pak; vetem Viti Levu pershkohet nga rrjedhje uji te rendesishme si Singatoka dhe Rewa. Klima është subtropikale, e ngrohte dhe e lagesht, me reshje te vazhdueshme sidomos midis nentorit dhe prillit te perqendruara sui pjeset lindore dhe juglindore. Mesatarja vjetore e temperatures është 25 °C, ajo e reshjeve rreth 2500 mm. Bimesia karakterizohet nga pyje te dendura dhe, ne zonat me te thata, nga trakte savane; neper ishuj jane te pranishme depozita ari dhe manganezi.
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fixhi është një shtet me pasuri të shumta minerale, me pyje dhe burime peshku.Është ndër shtetet me ekonomi më të zhvilluar në Ishujt e Paqësorit[1]. Çdo vit Fixhin e vizitojnë 300.000 turist.Turizmi dhe Industria e Sheqerit janë sektorët më fitimprurës.Ndërtesa më e lartë në Fixhi, është ndërtesa e Bankës Rezerve me 14 kate.
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fixhi ka një popullsi prej 849,000 banorë.51% janë Fixhianët, 44% Indianët, dhe 5% e përbëjnë Evropianët,popujt nga ishujt të tjerë të Paqësorit, dhe Kinezët.
Religjionet dominuese janë 52% Krishterë, 38% Hinduist, 8% Islam dhe 2% të tjera. Gjuhët që fliten në Fixhi janë : Anlishtja (Gjuhë Zyrtare), gjuha e Fixhianëve, dhe Hindishtja e Fixhit.
Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kultura e Shtetit
Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Finding Fiji
- Official Government of Fiji
- Interactive maps of Fiji
- Official Website of the Parliament of Fiji
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Australia |
Kiribati |
Ishujt Marshall |
Federata Mikroneziane |
Fixhi |
Nauru |
Zelanda e Re |
Palau |
Papua Guinea e Re |
Ishujt Solomon |
Samoa |
Tonga |
Tuvalu |
Vanuatu
Territore të tjera:
Samoa Amerikane |
Ishujt Baker |
Ishulli Clipperton |
Ishujt Cook |
Polinezia franceze |
Guam |
Ishujt Heard dhe McDonald |
Ishulli Howland |
Ishulli Jarvis |
Ishulli Johnston |
Kingmanriff |
Ishujt Kokos |
Ishujt Midway |
Kaledonia e Re |
Niue |
Marianet Veriore |
Ishulli Norfolk |
Ishulli Oster |
Palmyra |
Ishujt Pitcairn |
Tokelau |
Wake |
Wallis dhe Futuna