Wikipedia:Kuvendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kuvendi.png
Mirë se vini në Kuvendin e Wikipedia-s!

Këtu diskutohen dhe merren vendimet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me Wikipedia-n. Temat të cilat nuk kanë të bëjnë me Wikipedia-n largohen menjëherë.

Para se të nisësh diskutimin e një teme, lexo më parë temat e kaluara që të shohësh nëse është zhvilluar më parë si diskutim.

Për të ruajtur sadopak rendin, gjatë diskutimit kini parasysh këto rregulla:

  1. Parashtrojini temat e ndryshme më vete.
  2. Diskutuesi i parë fillon në krye të rreshtit. Përgjigjet vijojnë me : të cilat e largojnë rreshtin djathtas. Përgjigjja tjetër vijon me dy :: dhe kështu me radhë deri sa të bëhen pesë përgjigje (:::::). I gjashti vazhdon në krye të rreshtit pa dy pikat.
  3. Çdo diskutim e përgjigje duhet të nëshkruhet jo me emër por me shenjën – ~~~~ dhe atë menjëherë pas shkrimit e jo në rresht më vete.

Për ankesa rreth përdoruesve specifikë apo Wikipedia në përgjithësi, shkoni te Zyra e Ankesave. Ndërsa për pyetje të çfarëdolloji te Pyetje e Përgjigje.

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.





Bashkëpunimi i javës[Redakto nëpërmjet kodit]

Tema e radhës në “Bashkëpunimin e javës” i kushtohet humanitarizmit. Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju fton të kontribuoni për të duke kontribuar në përmirësimin, shkrimin dhe strukturimin e artikujve me këtë temë. Artikujt i gjeni këtu.

Learn how Movement Strategy Implementation Grants can support your Movement Strategy plans[Redakto nëpërmjet kodit]

Movement Strategy Implementation grants now provide more than $2,000 USD to put Movement Strategy plans into action. Find out more about Movement Strategy Implementation grants, the criteria, and how to apply.

MNadzikiewicz (WMF) (talk) 13:30, 29 October 2021 (UTC)

LintErrors[Redakto nëpërmjet kodit]

Falë fushatës së ndërmarrë së fundmi për rregullimin e gabimeve sintaksore me wikitekst, numri i tyre aktualisht është përgjysmuar nga mbi 20000 në mbi 10000, një numër që për disa vite ka qenë vetëm në rritje. Synimi është që të zerohet së shpejti.

Përdoruesit e përfshirë:

Robotët e përfshirë:

Infrastruktura teknike e përdorur:

Ndryshimet e ardhshme:

Si mund të ndihmoni?

  1. Aktivizoni LintHint te Parapëlqimet;
  2. Shkoni te Speciale:LintErrors, zgjidhni një nga listat, shtypni butonin ? Ndihmë në cepin e djathtë në krye të faqes e lexoni udhëzimet e thjeshta si mund të zgjidhni problemin.

Mos ngurroni të më kontaktoni te faqja ime e diskutimeve për të më kërkuar ndihmë. - Klein Muçi (diskutimet) 4 nëntor 2021 15:15 (CET)[reply]

Përditësim mbi gjendjen: Numri është përgjysmuar sërish nga 10 000 probleme në afro 5000 të mbetura. Nëse përparimi mbahet i njëtrajtshëm, synimi është të arrihet zgjidhja e të gjitha problemeve brenda vitit. Shpresohet për një lajmërim të dytë sapo të ndodhë përgjysmimi i radhës në afro 2500 probleme. - Klein Muçi (diskutimet) 17 nëntor 2021 12:38 (CET)[reply]

Kritere të reja për administratorët dhe burokratët[Redakto nëpërmjet kodit]

Siç premtova në kandidaturën time si burokrat, dua të propozoj disa ndryshime në lidhje me kriteret aktuale për dorëheqjet e administratorëve dhe burokratëve. Aktualisht SqWiki nuk ka një rregullore bazë për dorëheqjet automatike për mungesë aktiviteti të administratorëve dhe burokratëve si shumë projekte të tjera. Në këto raste aplikohet parimi më bazik ku dikush me asnjë redaktim të vetëm për dy vjet rresht, merr një paralajmërim pasi kufiri kohor arrihet dhe nëse nuk aktivizohet brenda një kohe të caktuar, hiqet nga kujdestarët. Siç thashë, ky është parimi më bazik i mundshëm dhe kjo gjë bën që numri i administatorëve/burokratëve të shtohet në mënyrë fiktive kur de facto janë vetëm 1-2 përdorues aktivë. Një numër i lartë përdoruesish të privilegjuar joaktivë sjell një rrezik të shtuar për projektin sepse nëse përdoruesi ka humbur interesin për të, llogaritë mund të bien në duar të gabuara, fjalëkalimet mund të publikohen, etj. Gjithashtu për shumë përdorues të rinj kjo gjë është zakonisht burim ankesash të tipit "Pse nuk po bëhet X gjë akoma kur ka Y administratorë?!", pavarësisht se numri i vërtetë i administratorëve aktivë është goxha më i vogël se Y. Shumë shpesh ndodh që atyre t'u duhet t'u shkruajnë 10 përdoruesve nga lista e administratorëve derisa të gjejnë dikë që është aktiv e mund t'u japë përgjigje. Së fundmi, çfarë është dhe arsyeja kryesore që më nxit të bëj këtë propozim, shpeshherë në propozimet e reja thuhet shprehja "nuk kemi nevojë më për administratorë/burokratë të tjerë" pasi numri është rritur goxha. Kjo gjë pret hovin e vullnetarëve të rinj që mund të duan të ndihmojnë. Unë besoj se një sistem më dinamik, ku privilegjet dhurohen e hiqen lehtësisht sipas nevojës e kohës është më i frytshëm për projektin në përgjithësi.

Propozimi im është si më poshtë (më shumë për ide, mund të luajmë me shifrat):

  • Burokratët të kthehen në administratorë automatikisht (nga kujdestarët) nëse nuk bëjnë të paktën 50 redaktime në 1 vit;
  • Administratorët (përfshirë ato të ndërfaqes) të kthehen në përdorues të thjeshtë (nga kujdestarët) nëse nuk bëjnë të paktën 50 redaktime në 1 vit;

Mund të propozoni raporte të reja të redaktimeve e kohës po të dëshironi por ideja e përgjithshme është që vlerësimi të jetë vjetor (jo më shumë se 12 muaj), shifra të jetë e tillë që të tregojë përfshirje serioze në projekt dhe jo thjesht sa për të shtyrë afatin dhe mundësia që kjo shifër të arrihet të jetë e lartë për përdoruesit e zakonshëm, pa kërkuar vullnet të shtuar.

Ju rikujtoj dhe njëherë se raporti aktual është 1 redaktim në 2 vjet përpara se dikush të shpallet jo aktiv dhe të ndërhyjnë kujdestarët.

Kushdo është i mirëpritur të japë mendimin e tij ose të votojë pro apo kundër këtij ndryshimi. Duke qenë se bëhet fjalë për diçka me rëndësi për projektin, shpresoj për një përfshirje sa më të gjerë. - Klein Muçi (diskutimet) 14 nëntor 2021 12:33 (CET)[reply]

Si një përpjekje për të krijuar diskutim, po etiketoj tërë administratorët e burokratët në fuqi aktualisht.
@Euriditi, @Liridon, @Puntori, @1l2l3k, @AT44, @Olsi, @Planeti, @Tëfcí, @Βατο - Klein Muçi (diskutimet) 23 nëntor 2021 08:55 (CET)[reply]

Diskutim[Redakto nëpërmjet kodit]

  • Jam dakord me propozimin "50 redaktime në 1 vit". Gjithashtu propozoj që të vendoset edhe një numër minimal i veprimeve të përgjithshme administrative/burokratike: bllokime; mbrojtje; ndryshime privilegjesh; fshirje. P.sh. të paktën 20 veprime në 1 vit. – Βατο (diskutimet) 23 nëntor 2021 14:20 (CET)[reply]
    @Βατο, mbase është ide më e mirë që të jenë thjesht veprimet administrative dhe jo së bashku me veprimet e thjeshta?
    Gjithashtu më duhet të saktësoj që me sa duket kujdestarët nuk vepruakan në lidhje me administratorët joaktivë duke gjykuar se me ta mund të merren burokratët. Nga një diskutim që pata në Meta, m'u la të kuptohej përciptazi kjo gjë. - Klein Muçi (diskutimet) 24 nëntor 2021 00:46 (CET)[reply]
@Klein Muçi, personalisht mendoj se aktiviteti duhet vlerësuar edhe me redaktime të thjeshta. Bëra provë dje me punë administrative të zakonshme: nga 11 veprime, 7 janë konkretisht administrative (koha 14:28 – 14:43) , dhe 4 janë redaktime të thjeshta në përmirësim të artikujve (koha 14:37 – 14:42). Shifrat mund të ndyshohen, si p.sh. 50 veprime administrative + 30 redaktime të thjeshta në vit. Duhen parë gjithashtu mendimet/propozimet e përdoruesve të tjerë, presim që të komentojnë. – Βατο (diskutimet) 24 nëntor 2021 11:33 (CET)[reply]
  • Me pelqen ideja. Eshte mire te kete edhe fuqi prapavepruese. --  // tëfcí // bisedho 24 nëntor 2021 12:27 (CET)[reply]
    @Tëfcí, mund të shkruash numrat minimale të redaktimeve dhe të veprimeve administrative që mendon të jenë të mjaftueshëm për vlerësimin e aktivitetit? Kjo mund të ndihmoj të arrihet një marrëveshje për kriteret e reja. Gjithashtu një sqarim: me "fuqi prapavepruese" propozon që privilegjet të hiqen direkt në rastet kur nuk plotësohen kushtet e reja sa të hyj në fuqi ky vendim? – Βατο (diskutimet) 24 nëntor 2021 13:45 (CET)[reply]
    Vendosja e nje numri fiks eshte gjithmone nje arbitraritet, prandaj nuk doja te shtoja dicka lidhur me kete, por gjithsesi e kuptoj nevojen per caktimin e nje pragu te editimeve. Mua me duken shume pak 50 editime ne vit, sidomos kur metojme te kemi administratore aktive ne Wiki. Mendoj qe nje prag me i larte do te rriste edhe cilesine edhe prestigjin e adminit. Edhe ata qe duan te behen admina do ta kishin me te qarte se cfare niveli i punes (vullnetare) duhet te mbahet. Mbase mbi 200 editime/vit do ishte nje prag me i pershtatshem. --   // tëfcí // bisedho 24 nëntor 2021 16:15 (CET)[reply]
    Sa per pyetjen e dyte: po, jam qe te hiqen privilegjet adminave perkates menjehere pasi te votohen ketu modalitetet e reja. E di qe perfshihem edhe une ketu :) --   // tëfcí // bisedho 24 nëntor 2021 16:22 (CET)[reply]
    Jam dakord me rritjen e shifrës për vlerësimin e aktivitetit, gjithashtu përveç 200 redaktime/vit që propozove mund të shtohen edhe 50 veprime administrative/vit që listova më sipër (të cilat në fakt tregojnë specifikisht punën si admin). Ndërsa për heqjen e privilegjeve mendoj se është më mirë që të lihet një afat pas hyrjes në fuqi të kritereve të reja, sepse deri sa të merret vendimi i ri, statusi administrator/burokrat është i njohur si i përhershëm (Wikipedia:Administrata, Wikipedia:Administratorët#Administrator i përhershëm). @Klein Muçi, ti çfarë mendon? – Βατο (diskutimet) 25 nëntor 2021 23:13 (CET)[reply]
    @Βατο, unë mendoj që nëse do të shkojmë në "mbretërinë e numrave të mëdhenj" është më mirë që të kemi vetëm veprimet administrative dhe kjo të jetë një shifër e madhe se sa të kemi një ndërthurje të këtyre të dyjave në shifra të vogla (megjithëse s'e di nëse 200 është shifër e vogël ose jo). Këtë prapë e them me rezerva sepse mendoj një skenar kur kemi disa administratorë aktivë dhe kur mirëfilltazi s'ka mjaftueshëm veprime administrative që mund të kryhen në total dhe praktikisht do të ketë luftë për ekzistencë pastaj. Plus kësaj duhet të sigurohemi dhe për pjesën teknike se si do ta realizojmë këtë që po themi. Duhet të jemi të vetëdijshëm që nëse s'duam të kërkojmë ndryshime teknike në Fabrikator, kriteret duhet të jenë gjëra që janë të kontrollueshme nga regjistrat se përndryshe kontrolli do të mbetet një koncept fiktiv. Madje duhet të gjejmë dhe mënyra praktike se si do të realizohet kjo gjë sepse, fjala bie, nëse biem dakord për 200 + 50 veprime në vit, do të ishte pak primitive dhe e pamundur që të rrinim të numëronim manualisht redaktimet një për një për çdo administrator. Domethënë, fillimisht dhe mund ta bëjmë por mirë do të ishte që të krijonim vegla për këtë gjë nëse duam të krijojmë një sistem që të mos harrohet pas vitit të parë. Ose të gjejmë kritere që verifikohen më lehtësisht. Kur e nisa këtë diskutim mendova se Meta do të kishte ndonjë mënyrë që i kontrollonte automatikisht këto kritere dhe përdoruesit që nuk i përmbushnin kriteret thjesht largoheshin automatikisht. Më vonë kuptova që jo vetëm që diçka e tillë nuk ekzistonte dhe veprimet kryheshin manualisht nga kujdestarët por dhe ato veprime që kryheshin, kryheshin vetëm për burokratët. Administratorët supozoheshin nën kujdes të burokratëve dhe edhe nëse ndalonin së përmbushuri kriteret në fjalë Meta nuk merrej me ta. Ndërsa, për sa i përket paralajmërimit, unë them që e meritojnë një paralajmërim të gjithë në të gjitha rastet, jo vetëm aktualisht por dhe atyre që në të ardhmen do të jenë pranë afateve për degradim. Së fundmi duhet të caktojmë dhe nëse kriteret do të jenë të njëjta për administratorët e burokratët apo jo. Dhe nëse po, çfarë ndodh me administratorët e burokratët? Degradohen plotësisht apo gradualisht? - Klein Muçi (diskutimet) 25 nëntor 2021 23:50 (CET)[reply]
    @Klein Muçi, prandaj vura limitën e 50 veprimeve administrative, më shumë mund të çojë në luftë për ekzistencë siç shkruajte sipër. Kontrolli i aktivitetit duhet të jetë puna e burokratëve, në qoftë se nuk ka mënyrë automatike, mund të bëhet manualisht, mendoj se nuk nevojitet shumë kohë për të numëruar 200 redaktime ose 50 veprime tek regjistri. Për sa i përket statusit burokrat, mendoj se duhet hequr bashkë me statusin administrator kur nuk plotësohen kriteret minimale të aktivitetit, por për burokratët mund të jetë mirë një afat më i gjatë sesa ai i administratorëve. – Βατο (diskutimet) 26 nëntor 2021 00:15 (CET)[reply]
    @Βατο, s'e kuptoj mirë fjalinë e fundit. A s'do të jetë afati i njëjtë për të gjithë (1 vit)? Nëse duam të zgjatim afatin, a mos është më mirë që koha të rrijë njëlloj ndërsa numri të përgjysmohet për të arritur të njëjtin efekt? Dhe çfarë i ndodh një burokrati nëse nuk plotëson kriteret minimale? Ngelet administrator dhe vitin tjetër po s'i plotësoi sërish kthehet në përdorues të zakonshëm apo kthehet direkt në përdorues të zakonshëm? Arsyeja pse pyes është se nëse kthehet direkt në përdorues të zakonshëm, duke pasur parasysh kriteret që kemi vendosur për marrjen e statusit burokrat (votim → admin provë → admin → votim për burokrat) duket si kthim goxha i madh mbrapa, krahasuar me çfarë ndodh po të jesh administrator. Për mendimin tim, degradimi duhet të jetë gradual që të lejojë e nxisë rikthimin në aktivitet të përdoruesit (prandaj thashë dhe për paralajmërimet). - Klein Muçi (diskutimet) 26 nëntor 2021 01:14 (CET)[reply]
    Shënim: Sapo kontrollova regjistrat dhe nuk paska 1 regjistër për veprimet administrative. Ka regjistra të ndarë për mbrojtjet, grisjet, bllokimet, etj. Nga ana tjetër ka veprime administrative që nuk kanë një regjistër përkatës. Për shembull, redaktimet në hapësirën Mediawiki janë veprime administrative teknikisht sepse mund të bëhen vetëm nga administratorët dhe përbëjnë një pjesë të mirë të punës së administratorëve por për to nuk ekziston një regjistër.
    Nga pikëpamja praktike po më duket gjithnjë e më i vështirë implementimi i këtyre ndryshimeve që po diskutojmë. Do të mundohem të shoh te EnWiki nëse kanë krijuar vegla për të menaxhuar situata të tilla. - Klein Muçi (diskutimet) 26 nëntor 2021 01:24 (CET)[reply]
    @Klein Muçi, për burokratët propozimet tona janë të ngjashme: për mua statuset burokrat + administrator hiqen të dy pas 2 vitesh pa aktivitet, ndërsa për ty hiqet statusi burokrat pas 1 viti pa aktivitet dhe statusi admin pas 1 viti tjetër pa aktivitet. Propozimi i parë jep më rëndësi statusit burokrat, sepse fitohet me procedura më të gjata. Duhet zgjedhur gjithashtu koha e paralajmërimit. Redaktimet në hapësirën Mediawiki nuk bëjnë pjesë tek logs. Personalisht mendoj që redaktimet dhe veprimet administrative mbrojtje dhe fshirje të quhen vetëm ata tek mainspace për vlerësimin e aktivitetit, por kjo çështje ka nevojë për më shumë mendime nga komuniteti. – Βατο (diskutimet) 26 nëntor 2021 02:49 (CET)[reply]
    @Βατο, ah... Kuptoj. Për mendimin tim duhet të mbetemi te caku kohor i një viti për të promovuar ca dinamizëm. Dhe degradimi gradual sjell mundësinë e riaktivizimit në rastin më të mirë. Për veprimet administrative s'jam i sigurt nëse duhet të përqendrohemi vetëm te hapësira e artikujve apo jo. Për shembull, aktiviteti im, në qoftë aktivitet i bollshëm për t'u marrë disi si shembull, ka dhe fshirje e mbrojtje te artikujt por po aq ka punime te faqet Mediawiki apo specifikisht te veglat (Mediawiki:Gadget...). Madje, kohët e fundit aktivitet të bollshëm kam pasur te filtrat e redaktimit që është "botë krejt më vete" me sa folëm më sipër. Pastaj, ka plot administratorë në EnWiki që duan të bëjnë vetëm rolin e mbrojtësit ndaj vandalizmit. Kështu e konceptojnë administrimin dhe s'bëjnë keq. Për këta përdorues aktiviteti kryesor është bllokimi i përdoruesve, IP-ve dhe grupeve të IP-ve (IP range), përdorues që do të quheshin joaktiv në sistemin e mësipërm.
    Domethenë që të jem i sinqertë, isha unë që e nisa propozimin me një sistem të tillë por teksa po flasim po vetëdijësohem që puna e administrimit paska forma të ndryshme që shkojnë përtej thjesht "x redaktime". - Klein Muçi (diskutimet) 26 nëntor 2021 12:26 (CET)[reply]
    Në fakt ka shumë llojë veprimesh/redaktime në disa hapësira (namespaces), edhe disa forma logs. Unë mendoj se 200 redaktime në mainspace, dhe 50 veprime (mbrojtje dhe fshirjemainspace, gjithashtu bllokime dhe ndryshime privilegjesh të përdoruesve), të jenë të mjaftueshme për të vlerësuar një administrator si aktiv. Degradimin gradual mund edhe ta mbështes, por mendoj se burokratëve duhet ti lejohet një kohë pa aktivitet më e gjatë se administratorëve të thjeshtë. Nevojitet një pjesëmarrje më të gjërë nga wikipedianët për të zgjedhur kriteret e reja. – Βατο (diskutimet) 26 nëntor 2021 15:58 (CET)[reply]
    @Klein Muçi, pashë që në it.wiki ekziston procedura për revokimin e statusit administrator për mungesë aktiviteti: [1], ku vlerësohen edhe: en:Wikipedia:Revision deletion, en:Help:Import, edhe kontributet tek hapësira MediaWiki. Mund të marrim shembuj nga aty. Meqenëse puna e administratorit nuk ëshë thjesht redaktimi i artikujve, mendoj se mund të vihet një numër minimal vetëm të veprimeve specifike administrative për vlerësimin e aktivitetit. – Βατο (diskutimet) 26 nëntor 2021 16:25 (CET)[reply]
  • Ideja është e mirë, më duket se edhe më herët e kemi diskutuar temën e njëjt, që bëri të kemi administratorë të përkohshëm, por do ishte shumë më mirë nëse privilegjet do ishin më fleksibil.--Liridon (diskutimet) 24 nëntor 2021 14:24 (CET)[reply]

Sot arrita të mësoja përfundimisht procedurën për heqjen e të drejtave të administratorëve. Administratorët dhe burokratët mund të hiqen vetëm nga kujdestarët. Kontrolli duhet bërë nga ne periodikisht për personat që nuk përmbushin kuotat e aktivitetit dhe më pas në një datë fikse mund të shkojmë e të kërkojmë heqjen e tyre në Meta, pasi të kemi bërë paralajmërimet e nevojshme.

@Βατο, e pashë çfarë më ke dërguar. Duke u nisur nga çfarë kemi folur më sipër, bie dakord personalisht në përgjithësi që kriteret të jenë: X + y brenda 1 viti, degradim gradual dhe paralajmërim 1 javë/1 muaj (?) para, gjatë së cilës përdoruesi ka kohë të kërkojë të përmbushë kriteret? (X = redaktime të përgjithshme, y = veprime administrative) Kontrollin mund ta bëjë një burokrat çdo 1 qershor. (Domethënë, atëherë do të dërgohet kërkesa te Meta po pati nevojë se kontrolli teknikisht duhet të bëhet ca më përpara që të kemi mundësi të dërgojmë paralajmërimet.) - Klein Muçi (diskutimet) 27 nëntor 2021 01:45 (CET)[reply]

Enabling Section Translation: a new mobile translation experience[Redakto nëpërmjet kodit]

Hello Albanian Wikipedians!

Apologies as this message is not in your native language, Please help translate to your language.

The WMF Language team is pleased to let you know that we will like to enable the Section translation tool in Albanian Wikipedia. For this, our team will love you to read about the tool and test it so you can:

  • Give us your feedback
  • Ask us questions
  • Tell us how to improve it.

Below is background information about Section translation, why we have chosen your community, and how to test it.

Background information

Content Translation has been a successful tool for editors to create content in their language. More than one million articles have been created across all languages since the tool was released in 2015. The Wikimedia Foundation Language team has improved the translation experience further with the Section Translation. The WMF Language team enabled the early version of the tool in February in Bengali Wikipedia. Through their feedback, the tool was improved and ready for your community to test and help us with feedback to make it better.

Section Translation extends the capabilities of Content Translation to support mobile devices. On mobile, the tool will:

  • Guide you to translate one section at a time in order to expand existing articles or create new ones.
  • Make it easy to transfer knowledge across languages anytime from your mobile device.

Albanian Wikipedia seems an ideal candidate to enjoy this new tool since data shows significant mobile editing activity.

We plan to enable the tool on Albanian Wikipedia in the coming weeks if we get positive feedback about the tool from your community. After it is enabled, we’ll monitor the content created with the tool and process all the feedback. In any case, feel free to raise any concerns or questions you may already have in any of the following formats:

Try the tool

Before the enablement, you can try the current implementation of the tool in our testing instance. Once it is enabled on Albanian Wikipedia, you’ll have access to https://sq.wikipedia.org/wiki/Special:ContentTranslation with your mobile device. You can select an article to translate, and machine translation will be provided as a starting point for editors to improve.

Provide feedback

Please provide feedback about Section translation in any of the formats you are most comfortable with. We want to hear about your impressions on:

  • The tool
  • What you think about our plans to enable it
  • Your ideas for improving the tool.

Thanks, and we look forward to your feedback and questions.

UOzurumba (WMF) (diskutimet) 14 nëntor 2021 15:35 (CET) On behalf of the WMF Language team[reply]

PS: Sending your feedback or questions in English is particularly appreciated. But, you can still send them in the language of your choice.

@Berishasinan, maybe you'll have interest in participating in this study. - Klein Muçi (diskutimet) 14 nëntor 2021 15:41 (CET)[reply]