Kjo shtojcë s’është testuar me 3 hedhjet e rëndësishme të fundit në qarkullim të WordPress-it. Mund të mos e mirëmbajnë më, ose mundet të mos mbulohet më, dhe mund të ketë probleme përputhshmërie, kur përdoret me versione më të freskët të WordPress-it.

Vetëpërditësime WordPress

Përshkrim

PËRDITËSIM: Kjo shtojcë veçorie u shkri në Bazën e WordPress-it më 11 gusht, 2020, me WordPress 5.6-n.

Qëllimi i kësaj shtojce është të përgatisë një veçori të ardhshme përditësimi të automatizuar Shtojcash & Temash.

Ju lutemi, kini parasysh se kodi i kësaj shtojce nuk është menduar të përfundojë brenda Bazës së WordPress-it “siç është”, kodi i saj do të ripunohet plotësisht për shkrirje me bazën. Kjo shtojcë është menduar të merret me parimet e vetë-përditësimit dhe ndërfaqen e përdoruesit.

Më 2018-n, Matt Mullenweg postoi 9 projekte mbi të cilët të përqendrohej puna në Bazë për 2019-n. Nuk mbaruam aq sa shpresohej, por bëmë goxha përparim. Përditësimet e Automatizuara të Shtojcave dhe Temave qenë një nga këto 9 projekte. Ky projekt tanimë është bërë pjesë e WordPress 5.5-s dhe kjo shtojcë veçorie është këtu për të ndihmuar ecjen drejt kësaj arritjeje.

Për hollësi të plota, shihni propozimin për Shtojcë Veçorie, botuar nëMake/Core.

Përmbledhje e takimeve javore:

Shihni edhe:

Ky projekt aktualisht drejtohet nga Jb Audras & Paul Biron dhe zhvillohet në GitHub.

Interesoheni për të dhënë ndihmesë në këtë shtojcë? Mos ngurroni të vini te kanali ynë #core-auto-updates, te Make WordPress Slack Team. Do të mbajmë takime javore në Slack, çdo të martë, më 17:00 UTC.

Foto ekrani

  • Skena Shtojca - Vetë-përditësimet u aktivizuan
  • Skena Shtojca - Ka përditësime gati
  • Skena Tema - Aktivizo vetë-përditësime
  • Skena Tema - Ka përditësime gati
  • Skena Përditësime - Ka përditësime gati
  • Skenë nga Shëndet Sajti - Informacione vetë-përditësimi për tema dhe shtojca
  • Shembull njoftimi me email

Shqyrtime

6 Gusht, 2020
This is a really good idea. I like the way it's integrated in the plugin panel. Integration with Themes is a bit less convenient I have to go through all installed themes. It would be more convient to have the update option in the theme overview page.
Lexojini krejt 12 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Vetëpërditësime WordPress” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Vetëpërditësime WordPress” është përkthyer në 19 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Vetëpërditësime WordPress” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

0.8.1 🍄

18 maj, 2020
– Ndreqje teksti të pasaktë njoftimi përgjegjësi, kur vetë-përditësimet janë të aktivizuara për një shtojcë, kur JS s’është i aktivizuar te shfletuesi – #130
– Parandalim i shumë kërkesave simultane njëherësh – #131
– Heqje prej mundësi sajti i shtojcave/temave që janë fshirë, mu para se të përditësohen – #132
– Kopjo mundësisë e lidhura me sajtin të shtojcës te mundësi sajti të bazës, gjatë vetë-çaktivizimesh – #133
– ndreqje gabimesh shkrimi dhe standarde dokumentesh – #134

0.8.0 🐪

13 maj, 2020
– Vetë-çaktivizim i shtojcës pasi funksionet e saj të jenë shkrirë te baza – #123
– Heqje e mundësive të vetë-përditësimit, kur shtojca është çinstaluar – #125
– Përdorim i ES5 te JS-i, ngaqë mjeteve të montimi të bazës do t’u përzihej barku me let dhe const#127
– Më tepër pastrim pra shkrirjes – #124
– Shtim skedash ndihme për skena update-core, shtojcash, dhe temash për përgjegjësin – #121
– Pastrim – #119
– I18n – Heqje vargu të panevojshëm – #117

0.7.0 🦢

6 maj, 2020
– Ndreqje PHPCBF – #114
– Heqje konstantesh prej shtojcës së veçorisë – #112
– Ndreqje/optimizime i18n të ndryshme – #109
– Thjeshtim i Ajax-it në të dy krahët, JS dhe PHP – #103

0.6.0 🦋

22 prill, 2020
– Shtim Ajax-i te Skena Shtojca & Tema – #61
– Përdorim Nga Persona Me Aftësi të Kufizuara: Komunikim ndryshimesh aktivizimi/çaktivizimi AJAX lexuesve të ekranit – #85
– Shtim Trajtimi Më të Mirë i Gabimeve Ajax – #90
– Parandalim vënieje në radhë e CSS-së në skena shtojca & tema nënsajtesh, në instaliem shumësajtësh – #91

0.5.1 🦒

16 prill, 2020
– Shtim i versionit të shtojcës, kur vihen stile në radhë, për kapërcim fshehtine – #79

0.5.0 🦚

15 prill, 2020
– Zëvendësim i “Çaktivizo vargje” me “Çaktivizo vetë-përditësime” – #78
– Përditësim i shprehjes për mesazhin e ripohimit – #77
– Heqje e shtyllës Përditësime Automatike prej skenës Përgjegjës Rrjeti > Sajte > Përpunoni > Tema – #76
– Zëvendësim i vargut “Aktivizoje” me Aktivizo vetë-përditësime” – #75
– Heqje ikonash pulti nga UI – #74
– Ndreqje standaresh dokumentimi dhe komentesh – #73
– Heqje e ngjyrave të gjelbër dhe të kuqe në tekste dhe lidhje – #70
– Mos shfaq lidhjen Aktivizoje/Çaktivizoje te dritarja modale Hollësi Teme në një nënsajt në instalim shumësajtësh – #68
– Dokumentim: Përmirësim i DocBlocks – #62
– I18n – Përzierje me varg të ngjashëm – #60
– Shtim filtrash dhe konstanteje për t’u lejuar zhvilluesve të çaktivizojnë njoftime me email mbi vetëpërditësim shtojcash dhe temash – #57
– Kalim në të kuqe i lidhjes për çaktivizime, te Skena Tema Shumësajtëshi – #54
– Gabim për vitin e fillimit, te readme.txt – #42

0.4.1 🍺

2 prill, 2020
– Skena Rrjet > Sajte > Përpunoni > Tema s’e ka shtyllën Vetëpërditësime – #50

0.4.0 🌹

30 mars, 2020
Kjo hedhje në qarkullim sjell mbulim të plotë për vetë-përditësime Temash.
Ndryshon gjithashtu strukturën e shtojcës për të lejuar vetë-çaktivizim, kur veçoria të shkrihet me Bazën e WordPress-it.
Ju lutemi, kini parasysh: depoja e zhvillimit u migrua gjithashtu nga llogaria personale GitHub e @audrasjb te ajo zyrtare e WordPress.org-ut në GitHub.
Ndryshime të tjera:
– Ndryshim i strukturës së shtojcës për të garantuar që mund të vetë-çaktivizohet, kur veçoria të jetë shkrirë me Bazën – #37
– Trajtim njoftimesh me email të të dy rastet, tema dhe shtojca – #36
– i18n: Përzierje vargjesh të ngjashëm përkthimi – #35
– Shtim dhe popullim i shtyllës përditësime Automatike, shtim dhe trajtim veprimesh në masë aktivizimi/çaktivizimi vetë-përditësimesh te tabela e listës së temave për instalime shumësajtësh – #33
– Shmangie përsëdytjeje dialogu “Përditësoni…” – #32

0.3.0 🦉

16 mars, 2020
– Shtim funksionesh për të trajtuar email-e njoftimi përditësimesh shtojcash – #54
– Heqje teksti kohe përditësimi, pas përditësimi dorazi – #43
– Garantim që shtylla “Përditësime Automatike” nuk shtohet, nëse te shtylla s’do të prodhohet lëndë – #57
– Mesazhe specifike për akte cron të vonuar ose të çaktivizuar – #58
– Parandalim ngatërrimi mes pamjes numërim te Vetë-përditësime të Aktivizuara dhe numrit të shtojcave të shfaqura për atë pamje kur aplikohet filtri ‘all_plugins’, përpara kryerjes së atij numërimi. – #59

0.2.1 🐜

11 mars, 2020
– Parandalim i “Njoftimi PHP: Tregues i papërkufizuar: plugin_status”, kur shtohet autoupdates_column – #47
– Shtim argumenti kërkese plugin_status te aktivizo/çaktivizo lidhje te shtylla Përditësime Automatike – #48

0.2.0 🐝

6 mars, 2020
– Heqje e shtyllës së vetë-përditësimeve pre skenave Must-Use dhe Dropins – #39
– Garantim që veprimet në masë aktivizo/çaktivizo shfaqen te menuja hapmbyll dhe se trajtohet në instalime shumësajtësh – #38
– Heqje ikone pulti nga teksti “Aktivizoje” te shtylla vetë-përditësime shtojcash – #36
– Zëvendësim i “Përditësime Automatike” me “Vetë-përditësime” në filtra – #35
– Shfaqje vetëm e filtrave me të paktën një shtojcë të passhme – #33
– Heqje rregullimi prej mundësie sajti, kur fshihet shtojca – #32
– Popullim i shëndetit të sajtit me informacione vetë-përditësimi shtojcash – #24
– Në instalime shumësajtësh, shtim vetëm i shtyllës “Përditësime Automatike” te skena shtojca rrjeti – #21
– Shtim pamjesh auto-update-enabled dhe auto-update-disabled te skena shtojca – #18

0.1.5 🐣

26 shkurt, 2020
– Ndreqje gabimi fatal me PHP 7+
– Ndreqje klasash të dikurshme njoftimesh
– Përmirësime të ndryshme të vockla
– Zëvendësim i versionit të domosdoshëm për PHP-në

0.1.4 👻

26 shkurt, 2020
– Ndreqje sinjalizimesh PHP.

0.1.3 ☀️

25 shkurt, 2020
– Zëvendësim i krejt hasjeve të “autoupdate” me “auto-update” që tani është shprehja zyrtare.

0.1.2

23 shkurt, 2020
– Shtim kohe te përditësimi pasues, në skenën Shtojca.

0.1.1

19 shkurt, 2020
* Ndreqje e pak njoftimeve/sinjalizimeve PHP.

0.1.0

18 shkurt, 2020
* Hedhje fillestare në qarkullim