Wikipedia:Forumi i grisjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Këtu votohet për grisjen e faqeve të ndryshme. Grisja e faqeve mund të bëhet nga një administrator në rast keqbërjeje të qartë, mungese të plotë shquarësie në tematikën e trajtuar, shkeljen e të drejtave të autorit apo arsye të tjera të ngjashme që mund të nxisin procedura të ashtuquajtura "grisje të shpejta". Për faqet që kanë ekzistuar për një farë kohe apo për ato faqe për të cilat dikush mendon që duhet një diskutim më i gjerë nga komuniteti përpara se të veprohet mund të përdoret kjo faqe.

Për të kandiduar një faqe për grisje, shkruani titullin e saj në pjesën e mëposhtme dhe përdorni butonin blu. Kini parasysh se nëse faqja e propozuar nuk është një artikull, si pjesë e titullit duhet shënuar dhe parashtesa, për shembull Stampa:Shembull. Butoni i mëposhtëm funksionon për çdo hapësirë teknike përveç kategorive. Nëse doni të shtoni një kategori, kërkoni ndihmën e një administratori për ta bërë kandidaturën në formë manuale.

Pasi ta keni publikuar kandidaturën, redaktojeni këtë faqe dhe shkruani: {{Wikipedia:Faqe për grisje/Titulli i faqes}}

Gjatë diskutimit mund të përdorni stampat {{PËR}}, {{KUNDËR}} ose {{ASNJANËS}} te hapësira e votimit për të shprehur në mënyrë të përmbledhur mendimin tuaj në lidhje me grisjen e faqes. Kini parasysh se vlera numerike e votave shërben për të dhënë një përmbledhje të shkurtër të diskutimit por vendimi përfundimtar merret në bazë të argumenteve të dhëna te hapësira e diskutimit. Pasi diskutimi të ketë marrë kohën e duhur për t'u ezauruar, një administrator do ta mbyllë atë dukë dhënë përfundimin dhe duke zbatuar vendimin e zgjedhur.


Kulla e Mujë Krasniqit

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. --1l2l3k (diskutimet) 14 janar 2019 21:29 (CET)[reply]

Nuk ka shquarsi.--1l2l3k (diskutimet) 21 shtator 2018 14:14 (CEST)[reply]


Debati:Kadare - Qosja

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit--1l2l3k (diskutimet) 14 janar 2019 21:29 (CET)[reply]

Votimi do mbahet 1 jave, dhe pastaj do mbyllet.--1l2l3k (diskutimet) 6 dhjetor 2018 18:15 (CET) Gjykuar nga aq sa mund te matet permes kerkimeve ne google, debati ka qene njemend i gjalle dhe gjithperfshires. Mirepo faqja eshte si e titulluar keq ashtu edhe lenden e ka te pareferencuar. --GrepfrutAroma (diskutimet) 6 dhjetor 2018 17:00 (CET)[reply]


Imazh i ngrirë

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit.--1l2l3k (diskutimet) 14 janar 2019 21:29 (CET)[reply]

Faqe pa shquashmeri, e keqradhitur dhe pa referenca. --GrepfrutAroma (diskutimet) 7 dhjetor 2018 22:14 (CET) Diskutimi do zgjasi se paku 1 jave. --1l2l3k (diskutimet) 8 dhjetor 2018 00:32 (CET)[reply]


Qeveria e Shqipërisë

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. — Βατο (diskutimet) 10 shkurt 2019 19:48 (CET)[reply]

Faqe, per mendimin tim, e pakuptimte. Duket e keqperkthyer qe ne titull dhe besoj se ka synuar te jete per Qeverisjen ne Shqiperi. Pastaj nje paragraf i pareferencuar dhe nje liste jopraktike, qe besoj se ka kategori plot mekembese te atyre te dhenave.


Ema Ismajli

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit--1l2l3k (diskutimet) 14 janar 2019 21:29 (CET)[reply]

Nuk ka shquarsi, asnjë burim dhe përmbajtja s'është enciklopedike. — Βατο (diskutimet) 28 dhjetor 2018 00:38 (CET)[reply]


Taxi prishtina

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit.--1l2l3k (diskutimet) 14 janar 2019 22:50 (CET)[reply]

Nuk është artikull enciklopedik. — Βατο (diskutimet) 30 dhjetor 2018 15:34 (CET)[reply]


Pulatkosove

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit.--1l2l3k (diskutimet) 19 janar 2019 17:49 (CET)[reply]

Nuk është në gjendje enciklopedike. — Βατο (diskutimet) 16 janar 2019 19:07 (CET)[reply]


Kultura mesjetare në Shqipëri

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. — Βατο (diskutimet) 24 shkurt 2019 21:07 (CET)[reply]

Sipas shkelies së drejtës së autoritΒατο (diskutimet) 21 shkurt 2019 16:09 (CET)[reply]

  • Symbol support vote.svg PËR Βατο (diskutimet) 21 shkurt 2019 16:09 (CET)[reply]
  • Symbol support vote.svg PËR por do kisha dashur te di ku eshte marre gjithe ai masiv informacioni @Βατο, sepse mund te jete i dobishem ne nje te ardhme te afert. --GrepfrutAroma (diskutimet) 24 shkurt 2019 10:50 (CET)[reply]
    @GrepfrutAroma, nuk e di se ka një burim i vetëm që përmbanë të gjithë informacionet e artikullit, kur kërkohet në Google dalin disa burime nga të cilët është kopjuar teksti. — Βατο (diskutimet) 24 shkurt 2019 11:56 (CET)[reply]

Rudina Suti

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. — Βατο (diskutimet) 30 maj 2019 22:02 (CEST)[reply]

Nuk ka shquarsi, gjithashtu subjekti i artikullit kërkon grisjen (Wikipedia:Articles for deletion/Rudina Suti). — Βατο (diskutimet) 19 prill 2019 18:47 (CEST)[reply]

  • Symbol support vote.svg PËR Βατο (diskutimet) 19 prill 2019 18:48 (CEST)[reply]
  • Symbol support vote.svg PËR — Informacioni ngjan të jetë i saktë por meqë nuk ka ndonjë mbulim aq të gjerë në Google dhe vetë personi për të cilin flitet kërkon grisjen e tij, jam dakord. - Klein Muçi (diskutimet) 30 maj 2019 12:28 (CEST)[reply]

Loja Moomoo.io

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. — Βατο (diskutimet) 30 maj 2019 22:04 (CEST)[reply]

Nuk ka shquarsi (Wikipedia:Articles for deletion/MooMoo.io). — Βατο (diskutimet) 19 prill 2019 21:30 (CEST)[reply]


Alexander Fischer

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. — Βατο (diskutimet) 30 maj 2019 22:05 (CEST)[reply]

Nuk ka shquarsi — Βατο (diskutimet) 29 prill 2019 11:03 (CEST)[reply]

  • Symbol support vote.svg PËR Βατο (diskutimet) 29 prill 2019 11:03 (CEST)[reply]
  • Symbol support vote.svg PËR — Do të kisha votuar kundër se informacioni duket se trajton një rast të rrallë, interesant mjaftueshëm për të qenë pjesë e enciklopedisë por në Google s'mund të gjesh asnjë burim që ta përkrahë çfarë thuhet kështu që me shumë gjasë është i rremë. - Klein Muçi (diskutimet) 30 maj 2019 12:32 (CEST)[reply]

Egzon Dobroshi

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. — Βατο (diskutimet) 15 qershor 2019 14:18 (CEST)[reply]

Nuk ka shquarsi — Βατο (diskutimet) 11 qershor 2019 12:43 (CEST)[reply]

  • Symbol support vote.svg PËR Βατο (diskutimet) 11 qershor 2019 12:43 (CEST)[reply]
  • Symbol support vote.svg PËR – Duke qënë se isha une ai qe e vendosa stampen per grisje, mendoj te jap me me detaje arsyet e mia: Artikulli ka 0 referenca, jam 100% i sigurt qe eshte krijuar nga te aferm ose shok te personazhit, nuk ka asnje indicie ose prove qe mund te kete luajtur ne nivele profesioniste, dhe emri i tij nuk del ne asnje uebfaqe ne lidhje me futbollin (soccerway, transfermarkt etj), ndertimi eshte i keq, nuk ka asnje kategori dhe infobox i lojtarit mungon. Megjithate, nese perdoruesi q ka krijuar kete artikull @Arditi7,, ploteson te pakten kushtet e referencave, atehere mund te rishikohet. Nuk kam asgje personale me personazhin, thjesht po perpiqem per te bere punen time shqyrtuese. Faleminderit.—Sadsadas (diskutimet) 11 qershor 2019 15:05 (CEST)[reply]

Zanafilla e masonerisë

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. — Βατο (diskutimet) 30 korrik 2019 19:17 (CEST)[reply]

Sipas shkeljes së drejtës së autoritΒατο (diskutimet) 13 qershor 2019 10:55 (CEST)[reply]

@Βατο, a mund të më tregosh më qartë ku shkelet e drejta e autorit? Se s'doja të hetoja tërë artikullin me kujdes. - Klein Muçi (diskutimet) 18 qershor 2019 13:41 (CEST)[reply]
@Klein Muçi, mjafton te kopjosh pjesët e ndryshme të tekstit dhe t'i kërkosh në Google, dalin disa faqe te krijuara para artikullit e Wikipedias nga ku mund të jetë kopjuar. — Βατο (diskutimet) 18 qershor 2019 13:48 (CEST)[reply]
@Βατο, është e vërtetë por materiali në to rezulton të jetë shkruar nga i njëjti person me personin që e ka shkruar këtu. Ai vetë deklaron se materiali i tij është përmbledhje e disa librave, gjë që s'do të përbënte shkelje të së drejtës së autorit. Të paktën me aq sa pashë unë. - Klein Muçi (diskutimet) 18 qershor 2019 14:45 (CEST)[reply]
@Klein Muçi, pashë që të njëjtat informacione të artikullit janë shpërndarë në disa forume, mendoj nga i njëjti person, por unë nuk e di sa hulumtim vetjak dhe sa pjesa të kopjuara nga librat përmbanë artikulli, sepse ka nje strukturë që nuk respekton standardet e Wikipedias. — Βατο (diskutimet) 18 qershor 2019 15:21 (CEST)[reply]
@Βατο, këtu jam dakord por fatkeqësisht s'di të gjykoj në lidhje me temën. Po qëndroj asnjanës në këtë rast. - Klein Muçi (diskutimet) 18 qershor 2019 15:33 (CEST)[reply]
  • Symbol neutral vote.svg ASNJANËSKlein Muçi (diskutimet) 18 qershor 2019 15:33 (CEST)[reply]
  • Symbol support vote.svg PËR , Artikulli nuk ka asnjë burim të vetëm dhe 99% e blloqeve të paragrafeve pa burime jane copy-vio. Dhe sikur te mos jete copy-vio, nuk ka asnje burim. Artikulli nuk duhet te ekzistonte fare, por duhet te ishte percjelluar tek nje seksion i nje artikulli qe mund te titullohej "Masoneria". — Alban (diskutimet) 30 korrik 2019 18:33 (CEST)[reply]

Derdhja

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. — Βατο (diskutimet) 6 korrik 2019 13:49 (CEST)[reply]

Megjithëse ejakulimi është proces fiziologjik me rëndësi që duhet trajtuar në një enciklopedi, artikulli në fjalë nuk duket të jetë i duhuri për temën. Në fillim mendova për një rititullim por dhe përmbajtja është e mbushur me probleme drejtshkrimore dhe ka një trajtim të ulët shkencor. Interneti është shpeshherë dritarja e parë informative për temat seksuale dhe nxitur nga kjo dhe nga fakti se është një artikull që ka mbi 3500 shikime në muaj sipas veglave X, propozoj grisjen e tij duke shpresuar për një trajtim më të mirë në të ardhmen. - Klein Muçi (diskutimet) 18 qershor 2019 13:41 (CEST)[reply]


NGOP

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. — Βατο (diskutimet) 30 korrik 2019 19:17 (CEST)[reply]

Sipas: "shqueshmëria e një faqeje interneti": përveç një artikulli që tregon për një video të publikuar nga faqja, nuk ka ndonjë rëndësi enciklopedike. — Βατο (diskutimet) 19 qershor 2019 13:12 (CEST)[reply]


Fondacioni Kulturor “Harpa’’

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. — Βατο (diskutimet) 6 korrik 2019 13:49 (CEST)[reply]

Sipas shkeljes së drejtës së autorit. — Βατο (diskutimet) 19 qershor 2019 13:39 (CEST)[reply]


Panda (PUBG Mobile)

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Faqja u gris nga një administrator. — Βατο (diskutimet) 6 korrik 2019 13:49 (CEST)[reply]

Nuk ka shquarsi. — Βατο (diskutimet) 23 qershor 2019 22:21 (CEST)[reply]


Rasim Bajroviç

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. – Βατο (diskutimet) 10 gusht 2019 12:47 (CEST)[reply]

Artikulli eskziston dhe ne kater gjuhe te tjera te gjitha te krijuara nga nje perdorues. Edhe ne ato gjuhe qe ekziston eshte nominuar per tu grisur per arsyen e "Cross-wiki vandalism". Artikulli me shume eshte nje reklame e nje hoteli te nje biznesmeni qe nuk i intereson askujt.


Paqja Studentore

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Mbyllje pas votimit. – Βατο (diskutimet) 10 gusht 2019 12:47 (CEST)[reply]

Nuk ka shquarsi dhe shkel të drejtat e autorit. – Βατο (diskutimet) 8 gusht 2019 23:25 (CEST)[reply]


Aida Kërçuku

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Βατο (diskutimet) 3 nëntor 2019 23:27 (CET)[reply]

Nuk i ploteson kriteret e shquarsise.


Alfred Tillich

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Βατο (diskutimet) 3 nëntor 2019 23:29 (CET)[reply]

Nuk i ploteson kriteret e shquarsise.


Syri i Kaltër

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol oppose vote.svg KUNDËR --Olsi (diskutimet) 11 shkurt 2020 03:04 (CET)[reply]

Artikull joenciklopedik. --Olsi (diskutimet) 10 shkurt 2020 03:56 (CET)[reply]

 Tani eshte ne rregull. --Olsi (diskutimet) 11 shkurt 2020 03:01 (CET)[reply]

Cashbook Finance

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR --Olsi (diskutimet) 21 mars 2020 02:40 (CET)[reply]

Mendoj qe nuk ploteson kriterin e shquarsise. Eshte shkruar vetem nga nje perdorues qe une mendoj qe eshte i lidhur me institucionin financiar ne fjale dhe duket si nje reklame me shume sesa artikull enciklopedik. Artikulli eshte i mbushur me lidhje te jashtme, qe tregon nje perpjekje per ta cuar lexuesin drejt faqes se ketij institucioni financiar. Burimet nuk jane te besueshme (linkedin, glassdoor dhe faqe te tjera qe thjesht bejne listime kompanish). --Olsi (diskutimet) 16 mars 2020 02:10 (CET)[reply]

  • Symbol support vote.svg PËR --Olsi (diskutimet) 16 mars 2020 02:10 (CET)[reply]
  • Symbol support vote.svg PËR --Liridon (diskutimet) 16 mars 2020 13:46 (CET)[reply]
  •  Koment: Pas këmbënguljes së vazhduar për krahasim me faqet e tjera të firmave në SqWiki nga shkruesi i këtij artikulli, duke pasur parasysh dhe numrin e vogël të artikujve në fjalë, a mundet kush ta bëjë atë kontroll? Do të ndihmonte dhe për situatën, dhe SqWiki në tërësi. - Klein Muçi (diskutimet) 17 mars 2020 17:25 (CET)[reply]
I hodha nje sy artikujve, disa duhet te grisen, disa kane nevoje per permiresim, por gjithsesi une mendoj qe kjo s'duhet te ndikoje ne grisjen e kesaj faqeje. --Olsi (diskutimet) 21 mars 2020 00:53 (CET)[reply]

Ergys shehu

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR --Olsi (diskutimet) 22 nëntor 2020 02:25 (CET)[reply]

Nuk ka shquarsi. --Olsi (diskutimet) 22 mars 2020 21:58 (CET)[reply]


Gani Gashi (piktor)

Më shumë për të marrë një mendim të përgjithshëm se sa për ta grisur realisht. Historia e artikullit është shumë e pazakontë. I tërë artikulli është shkruar nga i njejti person (vetë personi për të cilin është artikulli) i cili ka hapur vazhdimisht llogari të reja (dhe madje ka shkruar disa artikuj në vende të ndryshme derisa ia bashkëngjitëm në një vend ne). Disa herë iu refuzua puna në "Commons", i shpërfilli rregullat dhe ngarkoi sërish. Një situatë e ngjashme në "Wikicitate". Llogaritë janë raste tipike SPA. Por mbase shquarësia nuk i mungon dhe mund të rrijë në projekt. Thjesht çështja e SPA të bën të dyshosh. Do të doja t'i hidhnit një sy me kujdes historisë së artikullit dhe kontributeve të përdoruesve që kanë kontribuar në të. Do të shihni çdo gjë që përmenda më sipër. E pastaj gjykoni se si duhet të veprojmë me artikullin. Siç thashë, s'jam i prerë për grisje. - Klein Muçi (diskutimet) 9 korrik 2020 14:38 (CEST)[reply]