Si mund të rregulloj mënyrën se si më shfaqen reklamat në Facebook bazuar në të dhënat për aktivitetin tim nga partnerët?

Për të të shfaqur reklama më të përshtatshme, ne marrim dhe përdorim të dhënat që na japin reklamuesit dhe partnerët e tjerë rreth aktivitetit tënd në sajtet e uebit dhe aplikacionet e tyre, si dhe rreth disa prej ndërveprimeve të caktuara jashtë linje, të tilla si blerjet. Për shembull, ne mund të të shfaqim një reklamë për një këmishë duke u bazuar në vizitën tënd te një sajt uebi për veshje.
Mund ta kontrollosh nëse do të shikosh reklama bazuar në aktivitetin tënd jashtë Facebook nëpërmjet Të dhënat rreth aktivitetit tënd nga partnerët te Preferencat për reklamat.
Për ta parë dhe për ta rregulluar këtë parametër:
  1. Kliko në krye djathtas të Facebook.
  2. Zgjidh Parametrat dhe privatësia > Parametrat.
  3. Lëviz poshtë dhe kliko te Reklamat në menynë majtas.
  4. Kliko te Të dhënat për aktivitetin tënd nga partnerët.
  5. Zgjidh nëse mund të përdorim të dhënat nga partnerët për të të shfaqur reklamat.
Ki parasysh se ky parametër kontrollon nëse mund të të shfaqim reklama të personalizuara në Facebook në bazë të të dhënave rreth aktivitetit tënd nga partnerët tanë. Nëse e çaktivizon këtë parametër, reklamat që shikon mund të vazhdojnë të bazohen në aktivitetin tënd në platformën tonë. Ato mund të bazohen gjithashtu tek informacionet nga një biznes specifik që ka ndarë me ne një listë individësh ose pajisjesh, nëse e kemi përputhur profilin tënd me informacionet në atë listë.
Ky parametër zbatohet vetëm për reklamat që shikon në llogarinë e Facebook, duke përfshirë Messenger, dhe për reklamat që shikon në sajtet e uebit, aplikacionet dhe pajisjet që dërgohen nga shërbimet e reklamimit të Facebook. Ky parametër nuk zbatohet për reklamat që shikon në Instagram, përveçse nëse ke aktivizuar eksperiencat e lidhura mes llogarive të tua të Instagram dhe Facebook. Mëso se si të rregullosh se si të shfaqen reklamat në Instagram.
Nëse ke aktivizuar eksperiencat e lidhura mes llogarive të Instagram dhe Facebook, mund të rregullosh edhe eksperiencën e reklamave në Instagram nëpërmjet parametrit Të dhënat rreth aktivitetit tënd nga partnerët.
Ne mbështesim Parimet vetërregullatore për reklamimin sipas sjelljes në linjë dhe jemi pjesëmarrës në programet e zgjedhjes së refuzimit nga Aleanca e Reklamimit Dixhital, Aleanca e Reklamimit Dixhital e Kanadasë dhe Aleanca Evropiane e Reklamimit Dixhital Ndërveprues. Mund të zgjedhësh refuzimin nga të gjitha kompanitë pjesëmarrëse nëpërmjet këtyre sajteve.
A ishte i dobishëm?
Po
Jo