Misioni ynë: Ta mbajmë internetin të hapur dhe të përdorshëm nga të gjithë.
Kemi udhëhequr në ballë të ndërtimit të një interneti më të shëndetshëm që ditën e parë. Ajo që filloi si një alternativë ndaj zotërimit të korporatave është fuqizuar në një forcë globale për të mirën në internet.
Kur përdorni Firefox-in e ri, përfitoni shpejtësi të rrufeshme në shfletim, teksa përkrahni misionin e Mozilla-s për ta mbajtur internetin të shëndetshëm, të çuditshëm dhe mirëpritës për këdo.
Kur u mor vesh cenimi i të dhënave nga Facebook, Mozilla dha një përgjigje të menjëhershme – dhe një produkt Firefox që përkrah privatësinë e përdoruesve.
Në podkastin IRL të Mozilla-s, drejtuesi i emisionit, Manoush Zomorodi, ju jep shembuj të njëmendtë nga jeta internetore dhe diskutim të njëmendtë rreth të ardhmes së Web-it.
Mozilla vë njerëzit mbi fitimin në çdo gjë që themi, krijojmë dhe bëjmë. Faktikisht, në zemër të sipërmarrjes tonë gjendet një Fondacion jofitimprurës.
Mësoni rreth Mozilla FoundationEnde sot na udhëheqin parimet që shkruam më 1998-n. Dhe më 2018, krijuam një shtesë për të vënë theksin më fort te përfshirja, privatësi dhe siguria për këdo në internet.
Lexoni Manifestin2000 vizitorë, jo të punësuar, mirëpritur çdo vit
500 pjesëmarrës vjetorë në serinë e folësve në Berlin
800 shishe kafe të ftohtë konsumuar në vit.
Bëhuni pjesë e një enti të udhëhequr nga një mision që ndërton produkte të udhëhequr nga një qëllim.
Punësime në Mozilla
Me zërin tuaj. Me kod tuajin. Me përkrahjen tuaj. Ka kaq shumë rrugë për të marrë pjesë në betejën për një internet të shëndetshëm.
Përfshihuni