Përkatësi

Për arsye të ndryshme të lidhura me shenjën tonë tregtare WordPress, ju kërkojmë që, nëse do të filloni një sajt mbi WordPress-in ose që lidhet me të, të mos përdorni “WordPress” te emri i përkatësisë. Provoni të përdorni “wp” më mirë, ose ndonjë variacion tjetër. S’jemi avokatë, por të tillë shumë të zotë na thonë se na duhet ta bëjmë këtë që të mund të ruajmë shenjën tonë tregtare. Gjithashtu, mjaft përdorues na kanë thënë se u duket ngatërruese.

Nëse keni tashmë një përkatësi me “WordPress” në të, ridrejtimi i saj te e njëvlershmja “wp” është në rregull, për sa kohë që kryesorja që përdoruesit shohin dhe që ju promovoni nuk përmban “WordPress” dhe në perspektivë duhet të shihni transferimin e së vjetrës Fondacionit.

“WordPress” në nënpërkatësi s’ka problem, bie fjala, wordpress.shembull.com, problem kemi vetëm me përkatësi të nivelit të epërm.

Ia kemi thënë këtë cilitdo që mori mundimin të na pyesë, thjesht duam ta bëjmë publike, që të jenë më tepër persona në dijeni të këtyre rregullave.

<whine>Përkatësi të tjera përdorin WordPress në to!</whine>

Nëse s’janë WordPress.com, WordPress.net, WordPress.org, WordPress.tv, ose WordPressFoundation.org, nuk lejohen, dhe duhet të lidheni me të zotin duke i treguar këtë faqe. Këtë e shohim më shpesh me sajte të llojit <em>spam</em> që shpërndajnë shtojca dhe tema me <em>malware</em> brenda, me të cilat gjasat janë të mos doni të keni të bëni.