Gutenberg

Përshkrim

“Gutenberg” është emër i koduar për një mënyrë tërësisht të re për krijim me WordPress-in, që synon të revolucionarizojë tërë fushën e botimit, ashtu siç bëri Gutenbergu me fjalën e shtypur. Projekti po ndjek një proces katër fazash që do të prekë pjesët kryesore të WordPress-it — Përpunim, Përshtatje, Bashkëpunim dhe Shumëgjuhësh.

Përpunuesi me blloqe sjell për herë të parë një trajtim modular të krejt pjesëve të sajtit tuaj: çdo pjesë lënde te përpunuesi, nga një paragraf e deri te një galeri figurash apo një titull lajmesh, është bllok më vete. Dhe njësoj si blloqet materiale, blloqet WordPress mund të shtohen, të sistemohen dhe risistemohen, duke u lejuar përdoruesve WordPress të krijojnë lëndë të pasur me media, përmes një rruge pamore intuitive — dhe pa zgjidhje nga halli, të tilla si kode të shkurtër apo HTML të përshtatur.

Përpunuesi me blloqe për herë të parë u dha më dhjetor të 2018-s. Po punojmë fort për të rafinuar punimin me të, duke krijuar më tepër blloqe dhe blloqe më të mirë, dhe duke hedhur themelet për fazat e ardhshme të punës. Çdo hedhje në qarkullim e WordPress-it vjen e gatshme për punë me veçoritë e stabilizuara prej versionesh të shumtë të shtojcës Gutenberg, ndaj s’keni nevojë të përdorni shtojcën për të përfituar nga puna e zhvilluar këtu. Por, nëse jeni më guximshëm dhe i familjarizuar me teknologjinë, shtojca Gutenberg ju jep veçoritë më të reja dhe më të fuqishme, ndaj mund të bëheni pjesë e jona me testimin e veçorive të fjalës së fundit, të filloni të luani me blloqet dhe, ndoshta, të frymëzoheni për të krijuar tuajin.

Zbuloni Më Tepër

  • Dokumentim Përdoruesi: Për dokumentim të hollësishëm mbi përdorimin e përpunuesit si një autor që krijon postime, faqe, etj, shqyrtoni dokumentimin e Përpunuesit WordPress.

  • Dokumentim për Zhvilluesit: Se si ta zgjeroni përpunuesin, eksploroni Dokumentim për Zhvilluesit për përkujdesore, dokumentim dhe referenca API-sh të thelluara.

  • Kontribues: Gutenberg-u është një projekt me burim të hapur dhe mirëpret krejt kontribuesit, nga programuesit e deri te ata që merren me dizajn, nga shkrimi i dokumentimit deri te vënia në provë. Për krejt hollësitë se si mund të ndihmoni, shihni Librin e Kontributorit.

Qendra e zhvillimit të projektit Gutenberg mund të gjendet te https://github.com/wordpress/gutenberg. Diskutimet për projektin bëhen te Make Core Blog dhe te kanali #core-editor në Slack, përfshi mbledhjet javore. Nëse s’keni llogari Slack, mund të hapni një të tillë këtu.

FAQ

Si mund të dërgoj përshtypje ose të marr ndihmë lidhur me një të metë?

Do të donim shumë të shihnim raportime të metash nga ju, sugjerime për veçori të reja dhe çfarëdo përshtypjesh të tjera! Ju lutemi, shkoni te faqet e problemeve në GitHub që të kërkoni për çështje ekzistuese ose për të hapur një të re. Teksa do të përpiqemi të merremi me probleme e raportuara këtu te forumi i shtojcës, do të merrni një përgjigje më të shpejtë (dhe reduktoni përsëdytje përpjekjesh) duke e mbajtur gjithçka të centralizuar te depoja GitHub.

A më duhet ta përdor shtojcën Gutenberg për të mundur të përdor këto veçori?

Varet se cilën veçori doni të përdorni! Mbani parasysh se çdo version i WordPress-it, pas atij 5.0, vjen me versioni të paketuara të shtojcës Gutenberg, duke pasur brenda automatikisht veçori të reja dhe ndryshime. Nëse doni veçoritë pararojë, përfshi gjëra më eksperimetale, do t’ju duhet ta përdorni shtojcën. Se nëse përdorimi i shtojcës bën për ju apo jo, mund të lexoni më tepër këtu.

Ku mund të shoh se cilët versione të shtojcës Gutenberg janë përfshirë në secilën hedhje në qarkullim të WordPress-it?

Për një tabelë që tregon se cili version i shtojcës Gutenberg është përfshirë në secilën hedhje në qarkullim të WordPress-it, shihni dokumentin Versionet në WordPress.

Po Më Tej për Projektin?

Katër fazat e projektit janë Përpunim, Përshtatje, Bashkëpunim dhe Shumëgjuhësh. Më tepër rreth projektit dhe fazave mund të dëgjoni nga Mati në fjalët e tij “State of the Word” në 2020, 2019, dhe 2018. Veç kësaj, mund të ndiqni shënime dyjavore për hedhjet në qarkullim dhe përditësime mujore mbi planet e projektit te blogu Make WordPress Core, për informacion më të përditësuar rreth se ç’është duke u bërë.

Ku Mund të Lexoj Më Shumë Rreth Gutenberg-ut?

Shqyrtime

6 Tetor, 2021
htmlコードの編集がやり辛くてとても使いにくい。 classic editorの方が良い
4 Tetor, 2021
IMO: I feel I am able to build sites faster than before. The performance time as well has been amazing compared to other popular builders. This builder is faster smarter than people saying.
3 Tetor, 2021
I don't know who is using this shit but a technical personal can't do simple things. It is not possible to give a word in a text another color... Sorry, thats basic and every program can handle this.
27 Shtator, 2021
That first and second icon is the stupidest joke in Guternberg. Column, group, blocks, convert group, select column, transform to block, transform to group really gets on my nerve. As a technical person, I can't even understand what is going on after a few clicks of switching back and forth columns and blocks and groups. It mess up the entire layout and can't even undo. No way any normal person can use this. I really want to love Gutenberg but this mess makes me wonder the brains behind the concept. Why make things so difficult to use and understand?
Lexojini krejt 3 443 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Gutenberg” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Gutenberg” është përkthyer në 51 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Gutenberg” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

Që të lexoni regjistrin e ndryshimeve për Gutenberg 11.6.0, ju lutemi, kaloni te faqja e hedhjeve në qarkullim.