Licenca GNU Public License

Licenca nën të cilën hidhet në qarkullim WordPress-i është GPLv2 (ose e mëvonshme) nga Free Software Foundation. Një kopje e licencës përfshihet me çdo kopje të WordPress-it, por mundeni edhe ta lexoni tekstin e licencës këtu.

Pjesë të kësaj licence përvijojnë domosdoshmëri për vepra të rrjedhura, të tilla si shtojca ose tema. Vepra të rrjedhura të kodit WordPress trashëgojnë licencën GPL. Drupal, i cili ka të njëjtën licencë GPL si WordPress-i, ka një faqe të shkëlqyer mbi licencimin ashtu si ky zbatohet mbi tema dhe module (termi i tyre për shtojcat).

Ka një zonë të turbullt ligjore lidhur me se çfarë konsiderohet vepër e rrjedhur, por mendimi ynë është se shtojcat dhe temat janë vepra të rrjedhura dhe ndaj trashëgojnë licencën GPL. Nëse nuk pajtoheni, mund të doni të merrni në shqyrtim një platformë jo nën GPL, të tilla si Serendipity (licencë BSD).