Misioni Ynë
WordPress-i është software i konceptuar për këdo, me theks te përdorshmëria, funksionimi, siguria dhe lehtësia e përdorimit. Ne besojmë se software-i i shkëlqyer duhet të funksionojë me minimumin e rregullimit, që të mund të përqendroheni te ndarja lirisht me të tjerët e historisë tuaj, produktit, ose shërbimeve. Software-i bazë WordPress është i thjeshtë dhe i hamendësueshëm, që të mund t’ia filloni lehtë me të. Ofron gjithashtu veçori të fuqishme për lulëzim dhe sukses.
Ne besojmë në demokratizimin e botimit dhe liritë që vijnë me burimin e hapur. Kjo ide mbështetet nga një bashkësi e madhe personash që bashkëpunojnë dhe japin ndihmesë në këtë projekt. Bashkësia WordPress është mikpritëse dhe përfshirëse. Pasioni i kontribuesve tanë sjell suksesin e WordPress-it, i cili, nga ana e vet, ju ndihmon të arrini synimet tuaja.
Kontribuesit te WordPress-i punojnë anembanë rruzullit, dhe i kanë përkushtuar orë të panumërta ndërtimit të një mjeti që demokratizon botimin. WordPress-i është software me burim të hapur që është falas dhe s’ka të paguar.
Teknologjia
Mësoni rreth WordPress-it, ku ishte, dhe ku po shkon.
Hollësitë
Ka kaq shumë te hollësitë. Qëndroni krah për krah me veçantitë.
Njerëzit
Mësoni diçka mbi bashkësinë dhe se si ia çojmë.
Historia Jonë
WordPress-i zuri fill më 2003-in, kur Mike Little dhe Matt Mullenweg krijuan një degëzim të b2/cafelog. Nevoja për një sistem personal elegant, të strukturuar bukur botimesh qe e qartë që atëherë. Sot, WordPress-i ngrihet mbi PHP dhe MySQL, dhe licencohet sipas GPLv2. Është gjithashtu platforma e zgjedhur për mbi 42% të krejt sajteve të web-it.
Projekti WordPress me burim të hapur ka evoluar në rrugë progresive përgjatë kohës — me mbështetjen nga programues, grafistë, shkencëtarë, blogues dhe të tjerë persona të aftë dhe entuziastë. WordPress-i i jep gjithkujt mundësinë të krijojë dhe ndajë gjëra me të tjerët, nga anekdota personale të sajuara me merak e deri te lëvizje që ndryshojnë botën. Personat me përvojë të kufizuar teknike mund ta përdorin "fill pas instalimit", ndërsa ata më të sprovuar mund ta përshtatin në mënyra mbresëlënëse.
Deklaratë e Të drejtave
WordPress-i licencohet sipas General Public License (GPLv2 ose të mëvonshëm) e cila lejon katër liri. Konsiderojeni këtë si Deklaratë e të Drejtave të WordPress-it:
Liria e Parë
Ta xhironi programin për çfarëdo qëllimi.
Liria e Dytë
Ta studioni si funksionon programi dhe të ndryshoni për ta bërë të kryejë ç’të doni.
Liria e Tretë
Ta rishpërndani.
Liria e Katërt
T’u shpërndani të tjerëve kopje të versioneve tuaj të modifikuar.