Kod Burim

Nëse doni të shfletoni kodin e WordPress-it dhe dokumentimin brenda tij, kemi një referencë të volitshme për zhvilluesit dhe një shfletues kodi. Kemi edhe udhërrëfyes për kontribut përmes Subversion-it dhe kontribut përmes Git-it.

Burimi i montimit të WordPress-it, i licencuar sipas GNU General Public License version 2 (ose të mëvonshëm), mund të shfletohet në internet ose të kopjohet lokalisht me Subversion ose Git:

  • Subversion: https://core.svn.wordpress.org/
  • Pasqyrë Git: git://core.git.wordpress.org/

WordPress-i minifikon kartelat JavaScript bazë përmes përdorimit të UglifyJS-it dhe ato CSS përmes përdorimit të clean-css-së, e gjithë kjo përmes Grunt-it, përmbushës aktesh me bazë JavaScript. Burimi i zhvillimeve që përdor versione të paminifikuara të këtyre kartelave, tok me programthet e montimit, mund të shfletohen në internet ose të kopjohen lokalisht duke përdorur Subversion ose Git:

  • Subversion: https://develop.svn.wordpress.org/
  • Pasqyrë Git: git://develop.git.wordpress.org/

Kodi burim për çfarëdo dyori programi apo programthe të jashtëm të minifikuar që përfshihen me WordPress-in mund të merren lirisht që nga depoja jonë e burimeve.