Plan

WordPress-i është në zhvillim të vazhdueshëm. Aktualisht po punohet për Fazën 2 t të projektit Gutenberg. Projekti Gutenberg përbën një ripërfytyrim të mënyrës se si punojmë me lëndën në internet. Synimi i tij është të zgjerojë hyrjen në prani internetore, që përbën një nga bazat e bizneseve modernë të suksesshëm. Faza 1 qe përpunuesi i ri me blloqe, që u hodh në qarkullim me WordPress 5.0-n, që mund ta shihni në punë e sipër këtu. Më 2021-n, jemi përqendruar në shkrirjen e përpunimit të plotë të sajtit (Faza 2) me WordPress-in, që e sjell përpunimin me blloqe në krejt sajtin, jo thjesht te postime dhe faqe. Për më tepër hollësi mbi përpunim të plotë të sajtit, përbërsve të tij, dhe tjetër punë aktive me veçori, shihni te faqja Feature Projects Overview.

Për 2021-n, projekti ka disa synime të fuqishme, siç përshkruhen në këtë postim:

  • Përpunim i plotë sajti: Sjellje në shtojcën Gutenberg, dhe për pasojë edhe te Baza e WordPress-it, e aftësisë për të përpunuar krejt elementët e një sajti duke përdorur blloqe Gutenberg. Kjo do të përfshijë krejt veçoritë që janë duke u punuar, të konceptuara për t’i ndihmuar përdoruesit ekzistues të kalojnë në Gutenberg. Objektiv/ Rrjedhë Kohore: MVP te shtojca deri në prill të 2021-shit, v1 te Baza me WordPress 5.8.
  • LearnWP: Aktivizoni ngritjen e aftësive me WordPress, duke furnizuar praktika, ushtrim të pararegjistruar, dhe mundësi mësimi vetëshërbim, në learn.wordpress.org. Fokus/Rrjedhë Kohore: publikim rregullisht praktikash të reja dhe plane mësimi, ruajtje një shkallë të lartë kalimi në pyetësorë praktikash, për të stabilizuar suksesin e nxënësit dhe të kuptuarit prej tij.
  • Mjete kontribuesish: Ulje e ngarkesës në punë mirëmbajtjeje për ekipet, përmes mjetesh më të mira. Objektiv/Rrjedhë Kohore: Varied, dhe testime shtesë të pamiratuara ende.

Doni të përfshiheni? Hidhuni te Make WordPress! Mundemi përherë të përdorim më tepër persona për të na ndihmuar në përkthim, dizajn, dokumentim, zhvillim dhe marketing të WordPress-it.

Hedhje në qarkullim të planifikuara aktualisht

Ja hedhjet në qarkullim të planifikuara aktualisht, dhe lidhje për te etapat përkatëse të tyre, te ndjekësi ynë i të metave. Çfarëdo datash paraprake janë thjesht për qëllime diskutimi dhe planifikimi, dhe do të fiksohen dora-dorës që i afrohemi hedhjes në qarkullim.

Version Të planifikuara
5.9 (Trac) Dhjetor 2021

Për më tepër të dhëna mbi radhën e hedhjeve në qarkullim të planifikuara, ju lutemi, lexoni postimin te Make WordPress Core rreth kalendar paraprak hedhjesh në qarkullim për 2020-2021.

Një muaj para një hedhjeje të re në qarkullim, veçoritë e reja ngrijnë dhe vëmendja përqendrohet tërësisht në sigurimin e cilësisë së hedhjes në qarkullim, duke asgjësuar të meta dhe duke profilizuar kodin për çfarëdo problemi funksionimi.

Një përmbledhje të hedhjeve të mëparshme në qarkullim mund ta shihni te faqja e historikut tonë.

Plani afatgjatë

Faza 2 e Gutenberg-ut s’do të përfundojë kur të jetë shkrirë me WordPress-in. Puna për të grumbulluar përshtypjet dhe ripunuar bazuar në nevojat e përdoruesve do të vazhdojë pas hedhjes në qarkullim të WordPress 5.8-s. Për t’jua kujtuar, ka katër faza të përshkruara te projekti Gutenberg:

Katër Fazat e Gutenberg-ut

  1. Përpunim Më i Lehtë — I gatshëm tashmë në WordPress, me përmirësime të vazhdueshme
  2. Përshtatje — përpunim i Plotë Sajti, Rregullsi Blloqesh, Listë Blloqesh, tema të bazuara në Blloqe
  3. Bashkëpunim — Një rrugë më intuitive për krijim lënde në bashkëpunim
  4. Sendërtim për Shumëgjuhësh — Baze për sajte shumëgjuhësh