Contact Form 7

Përshkrim

Contact Form 7 mund të administrojë shumë formularë kontaktesh, dhe mund ta përshtatni lehtë formularin dhe lëndën e email-eve përmes elementësh të thjeshtë markup. Formulari mbulon mekanizma parashtrimi me bazë Ajax, CAPTCHA, filtrime Akismet, etj.

Dokumentim dhe asistencë

Te contactform7.com mund të gjeni dokumentim, PBR dhe të dhëna më të hollësishme mbi Contact Form 7. Kur s’gjeni dot gjeni te FAQ përgjigjen për pyetjen tuaj, ose në çfarëdo pjese të dokumentimit, shihni te forumi i asistencës në WordPress.org. Nëse s’gjeni ndonjë temë të lidhur me problemin tuaj, hapni për të një temë të re.

Contact Form 7 ka nevojë për përkrahjen tuaj

Është e vështirë të vazhdohet zhvillimi dhe të ofrohet asistencë për këtë shtojcë të lirë pa ndihmesën nga përdorues si ju. Nëse ju pëlqen ta përdorni Contact Form 7 dhe ju duket e dobishme, ju lutemi, shihni mundësinë e bërjes së një dhurimi. Dhurimi juaj do të ndihmojë të nxitet dhe mbështetet zhvillimi i vazhdueshëm i shtojcës dhe ofrimi i asistencës më të mirë për përdoruesit.

Shënime privatësie

Nën formësimin parazgjedhje, kjo shtojcë, në vetvete, nuk:

  • gjurmon fshehtas përdoruesit;
  • shkruan ndonjë të dhënë personale te baza e të dhënave;
  • dërgon ndonjë të dhënë në shërbyes të jashtëm;
  • përdor cookies.

Nëse aktivizoni disa veçori në këtë shtojcë, të dhëna personale të parashtruesit të formularit të kontaktit, përfshi adresa IP të tyre, mund të përfundojnë te furnizuesi i shërbimeve. Ndaj, këshillohet ripohimi i rregullave të privatësisë së furnizuesit. Në këto veçori përfshihen:

Shtojca të këshilluara

Shtojcat vijuese janë të këshilluara për përdorues të Contact Form 7:

  • Flamingo nga Takayuki Miyoshi – Me Flamingo-n, mund t’i ruani në një bazë të dhënash mesazhet e parashtruar përmes formularësh kontakti.
  • Bogo nga Takayuki Miyoshi – Bogo është një shtojcë shumëgjuhëshe që nuk shkakton kokëçarje.

Përkthime

Mundeni ta përktheni Contact Form 7 te translate.wordpress.org.

Foto ekrani

  • screenshot-1.png

Blloqe

Kjo shtojcë furnizon 1 bllok.

  • Contact Form 7

Instalim

  1. Ngarkojeni krejt dosjen contact-form-7 te drejtoria /wp-content/plugins/.
  2. Aktivizoni shtojcën përmes skenës Shtojca (Shtojca > Shtojca të Instaluara).

Menunë Kontakt do ta gjeni te skena e përgjegjësit të instalimit tuaj të WordPress-it.

Për përdorim elementar, hidhini një sy sajtit të shtojcës.

FAQ

Keni pyetje apo probleme me Contact Form 7? Përdorni sipas rastit këto kanale asistence.

  1. Dokumentim
  2. FAQ
  3. Forum asistence

Asistencë

Shqyrtime

6 Shtator, 2021
I always use either Contact form 7 or Caldera forms to create forms. Now the caldera forms see the sunset, Contact form 7 is going to be my life safer.
2 Shtator, 2021
I can't understand doing such a small thing is soooooo hard with contact form 7 !! Why the documentation is such huge, and not complete at the same time !? No no no... Sorry, I understand it is a free plugin, but it's a punishment to use it... Please make it easier to use.... It takes a while before setting up a small contact form with no specifications....
19 Gusht, 2021
Очень простой в использовании, но при этом очень мощный. Что касается reCAPTCHA 3, я бы хотел, чтобы значок не отображался на всех страницах сайта, а только на страницах с формами по умолчанию.
Lexojini krejt 1 912 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Contact Form 7” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Contact Form 7” është përkthyer në 63 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Contact Form 7” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.