Beta/Nightly

Versione Beta të Paqëndrueshëm

Nëse jeni i familjarizuar me PHP-në dhe do të donit të merrnit pjesë te pjesa e testimeve në ciklin tonë dhe të njoftoni të metat që gjenit, hedhjet në qarkullim beta mund të jenë ato që ju duhen.

Nga vetë natyra e tyre, këto hedhje në qarkullim janë të paqëndrueshme dhe s’duhen përdorur diku ku të dhënat tuaja janë të rëndësishme. Ju lutemi, kopjeruani bazën tuaj të të dhënave përpara se të përmirësoni një instalim me hedhjen beta në qarkullim. Vendi më i mirë për të ndjekur hedhjet më të reja beta në qarkullim është blogu i zhvillimeve dhe forumi për beta-t.

Hedhjet më të reja në qarkullim beta mund t’i gjeni te faqja Hedhje në qarkullim Beta.

Montime të Përnatshme

Zhvillimi i WordPress-it ecën goxha shpejt, gjërat prishen po aq shpesh sa dhe ndreqen. Ky skartim i madh është pjesë e procesit tonë të zhvillimit që synon hedhjet në qarkullim më të qëndrueshme që mundet.

Nëse doni të jeni pjesë e këtij procesi, vendi më i mirë për t’ia filluar është Beta Testing Handbook.

Hedhjen më të re në qarkullim nightly mund ta shkarkoni prej këtu: wordpress-latest.zip.