Gutenberg

Përshkrim

“Gutenberg” është një emër i koduar për një mënyrë krejt të re pune në ndërtim dhe botim sajtesh WordPress, që synon të revolucionarizojë krejt mënyrën e publikimit, siç bëri Gutenberg-u me fjalën e shkruar. Hëpërhë, projekti gjendet në fazën e parë të procesit me katër faza që do të prekë çdo pjesë të WordPress-it — Përpunimin, Përshtatjen, Bashkëpunimin dhe Të qenët Shumëgjuhësh — dhe përqendrohet në një mënyrë të re përpunimesh, përpunuesin me blloqe.

Përpunuesi me blloqe sjell për herë të parë një trajtim modular të faqeve dhe postimeve: çdo pjesë lënde te përpunuesi, nga një paragraf e deri te një galeri figurash apo një titull lajmesh, është bllok më vete. Dhe njësoj si blloqet materiale, blloqet WordPress mund të shtohen, të sistemohen dhe risistemohen, duke u lejuar përdoruesve WordPress të krijojnë faqe të pasura me media, përmes një rruge pamore intuitive — dhe pa zgjidhje nga halli, të tilla si kode të shkurtër apo HTML të përshtatur.

Përpunuesi me blloqe së pari u hodh në qarkullim më dhjetor të 2018-s, dhe jemi ende duke u marrë me përimtimin e funksionimit të tij, duke krijuar më shumë blloqe dhe blloqe më të mirë, dhe duke sheshuar rrugën për tre fazat pasuese të punës. Shtojca Gutenberg ju sjell version më të ri të përpunuesit me blloqe, që të mund të testoni bashkë me ne veçori të fjalës së fundit, të filloni të eglendiseni me blloqet, dhe ndoshta të frymëzoheni për të krijuar bllokun tuaj.

Zbuloni Më Tepër

  • Dokumentim Përdoruesi: Për dokumentim të hollësishëm mbi përdorimin e përpunuesit si dikush që krijon postime dhe faqe, shihni dokumentimin e Përpunuesit WordPress.

  • Dokumentim për Zhvilluesit: Zgjerimi dhe përshtatja janë në thelb të platformës WordPress, për përkujdesore, dokumentim dhe referencë API të thelluara, se si të zgjerohet përpunuesi, shihni te Dokumentim Për Zhvilluesit.

  • Kontribues: Gutenberg-u është një projekt me burim të hapur dhe mirëpret krejt kontribuesit, nga programuesit e deri te ata që merren me dizajn, nga shkrimi i dokumentimit deri te vënia në provë. Për krejt hollësitë se si mund të ndihmoni, shihni Librin e Kontributorit.

Qendra e zhvillimeve për projektin Gutenberg gjendet në Github, te: https://github.com/wordpress/gutenberg

Diskutimi për projektin zhvillohet te Make Blog dhe kanali #core-editor në Slack, të dhëna regjistrimi në to.

FAQ

Si mund të dërgoj përshtypje ose të marr ndihmë lidhur me një të metë?

Do të donim shumë të shihnim raportime të metash nga ju, sugjerime për veçori të reja dhe çfarëdo përshtypjesh të tjera! Ju lutemi, shkoni te faqet e problemeve në GitHub që të kërkoni për çështje ekzistuese ose për të hapur një të re. Teksa do të përpiqemi të merremi me probleme e raportuara këtu te forumi i shtojcës, do të merrni një përgjigje më të shpejtë (dhe reduktoni përsëdytje përpjekjesh) duke e mbajtur gjithçka të centralizuar te depoja GitHub.

Po Më Tej për Projektin?

Katër fazat e projektit janë Përpunim, Përshtatje, Bashkëpunim dhe Të qenët Shumëgjuhësh. Më tepër rreth projektit dhe fazave mund të dëgjoni nga bisedat e Matt-it në “State of the Word”, për 2019-n dhe 2018-n. Veç kësaj, mund të ndiqni përditësime te blogu Make WordPress Core.

Ku Mund të Lexoj Më Shumë Rreth Gutenberg-ut?

Ku mund të shoh se cilët versione të shtojcës Gutenberg janë përfshirë në secilën hedhje në qarkullim të WordPress-it?

Për një tabelë që tregon se cili version i shtojcës Gutenberg është përfshirë në secilën hedhje në qarkullim të WordPress-it, shihni dokumentin Versionet në WordPress.

Shqyrtime

15 Qershor, 2021
Although Gutenberg came out very green, it is an excellent editor, which has been a revolution in WordPress. Having this plugin allows you to have the latest updates week by week, and enjoy what will take months to arrive in the next WordPress update.
12 Qershor, 2021
I was using the default WordPress editor without knowing it was Gutenberg, and then I went to try website builders and I couldn't adapt, then I went back to Gutenberg.
2 Qershor, 2021
So hard to teach people how to use it. One of the worst UX and far from WYSIWYG concept. Such a petty that WP is pushing it so hard. I had to start moving people to WIX and other online website builders just because end users can't comprehend how to work with it.
2 Qershor, 2021
Absolutely UNUSABLE, waste of time. Why would anyone put this unusable editor as a default one? Why? It's like drill a wall with a spoon.
2 Qershor, 2021
Future is for Gutenberg. Please add more library block and option. I don't want to use other page builders.
Lexojini krejt 3 361 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Gutenberg” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Gutenberg” është përkthyer në 51 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Gutenberg” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

To read the changelog for Gutenberg 10.8.2, please navigate to the release page.