Besimi & Siguria
Siguria jote është përparësia jonë
Çdo natë, dy milionë njerëz qëndrojnë në banesat në Airbnb në 100 mijë qytete anembanë botës. Ka më shumë se 6 milionë listime në 191 shtete nga të cilat mund të zgjedhësh; më shumë se çfarë mund të ofrojnë pesë zinxhirët kryesorë të hoteleve së bashku.
Çfarë e bën të mundur të gjithë këtë? Besimi.
Siguria si pjesë e dezajnit
Airbnb është dizenjuar me sigurinë—online dhe offline—në mendje
Vlerësimi i rrezikut
Çdo rezervim në Airbnb vlerësohet për riskun e mundshëm para se të konfirmohet. Përdorim analiza parashikuese të të dhënave dhe mësimin automatik për të vlerësuar në moment qindra sinjalizime që na ndihmojnë të sinjalizojmë dhe të hetojmë aktivitete të dyshimta para se të ndodhin.
Lista e monitorimit & analizat e të kaluarës
Edhe pse nuk ekziston një sistem kontrolli i përsosur, në të gjithë boten kontrollojmë nëse hostët apo vizitorë janë në lista mbikqyrëse qeveritare, terroriste apo sanksionuese. Për hostët dhe vizitorët në Shtetet e Bashkuara, ne gjithashtu kryejmë kontrolle për precedent penal.
Përgatitja
Ne zhvillojmë seminare mbi sigurinë me hostë dhe ekspertë vendas, dhe i nxisim hostët t'u ofrojnë vizitorëve informacion të rëndësishëm lokal. Gjithashtu, çdo hosti që e dëshiron i japim një detektor tymi dhe monoksidi karboni falas për shtëpinë e tyre.
Pagesa të sigurta
Platforma jonë e sigurt garanton që paratë e tua i shkojnë hostit—prandaj të kërkojmë që të paguash gjithnjë nëpërmjet Airbnb dhe kurrë të mos i transferosh dikujt para apo ta paguash direkt.
Mbrojtja e llogarisë
Ne marrim një numër masash për të ta mbrojtur llogarinë tënde në Airbnb, p.sh. kërkojmë autentifikim me shumë faktorë kur ka hyrje nga një telefon ose kompjuter i ri, dhe të dërgojmë njoftime kur bëhen ndryshime në llogari.
Parandalimi i mashtrimeve
Gjithmonë paguaj e komuniko drejtpërdrejt përmes faqes së internetit ose aplikacionit Airbnb. Nëse i kryen të gjitha veprimet përmes Airbnb gjatë gjithë procesit—nga komunikimi e prenotimi tek pagesa—je i mbrojtur nga strategjia jonë e mbrojtjes me shumë nivele.
Të dish ç'të presësh
Ne e bëjmë të thjeshtë që ti të mësosh më shumë para prenotimit për çdo shtëpi, përvojë, vizitor ose host

Profilet
Të gjithë në Airbnb kanë një profil për të ndihmuar vizitorët apo hostët e tjerë që të njihen me njëri-tjetrin. Për të prenotuar apo pritur vizitorë, duhet t'i jepni Airbnb-se emrin, datën e lindjes, numrin e telefonit, informacionin e pagesës dhe adresën e emailit.
Mesazhe të sigurta
Programi ynë i sigurt i mesazheve të mundëson të njohësh një host apo vizitor dhe të bësh paraprakisht pyetje për një listim apo përvojë. Pasi rezervimi të jetë prenotuar, mund ta përdorësh atë për të shkëmbyer mesazhe për të koordinuar gjëra si regjistrimi dhe udhëzimet.
Recensione
Në qoftë se jeni kurioz të dini se çfarë mendojnë të tjerët për një vizitor, host, shtëpi, ose përvojë të mundshme, gjithshka që duhet të bëni është të lexoni recensionet e tyre. Vizitorët dhe hostët mund të komentojnë njëri-tjetrin vetëm pas një rezervimi, kështu ti e di që përshtypja që po lexon bazohet në përvoja të vërteta.

Jemi këtu nëse ke nevojë për ne
Stafi ynë global është në dispozicion 24/7, në 11 gjuhë të ndryshme, për të bërë të mundur funksionimin korrekt të riprenotimit, dëmshpërblimit, rimbursimit, Garancisë së hostit prej 1 milion dollarësh dhe programet e sigurimit si për shtëpitë edhe për përvojat.
Kontaktoni vetëm nëse ju duhet ndonjë gjë.