The Wayback Machine - https://webcf.waybackmachine.org/web/20210428193615/https://sq.airbnb.com/plus
Kalo te përmbajtja
Të prezantojmë me Airbnb Plus

Rehati si në shtëpi, e shumë të tjera plus

Banesa të projektuara me kujdes. Pritës të shkëlqyer. Cilësi e verifikuar.

Airbnb Plus është një përzgjedhje banesash me cilësinë më të lartë, me pritës që njihen për recensione të shkëlqyera dhe për vëmendjen ndaj hollësive.

Çdo banesë verifikohet nëpërmjet inspektimit fizik të cilësisë për të garantuar cilësinë dhe dizajnin. Thjesht kërko distinktivin PLUS.

Dizajn i menduar mirë

Çdo shtëpi e Airbnb Plus është unike, e projektuar deri në detaje dhe ofron një sërë komoditetesh standarde - pavarësisht nëse po qëndron në një dhomë private apo nëse e ke të gjithë shtëpinë për vete.
Gjithë shtëpia e Allyson-it në San Francisko

Inspektim fizik cilësie

Çdo banesë Airbnb Plus verifikohet për cilësinë dhe dizajnin për t'u siguruar që i ka të gjitha gjërat bazike që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi në çdo cep të botës.
I gjithë apartamenti kondominial i Lilian Jinit në Shangai

Dizajn i menduar mirë

Banesat Airbnb Plus janë aty ku cilësia e lartë bashkohet me dizajnin e menduar me kujdes, deri në hollësitë më të vogla. Me një dizajn elegant dhe karakter personal, banesat janë sa të bukura aq edhe mikpritëse.
I gjithë apartamenti kondominial i Lilian Jinit në Shangai
E gjithë shtëpia e miqve të Matt-it në Los Anxhelos

E pajisur mirë

Mund të presësh një sërë shërbimesh të vazhdueshme që duhen për të jetuar normalisht si në shtëpi, nga wifi i shpejtë dhe televizionet gati për transmetim deri tek kuzhina të plota me të gjitha elementet bazë për gatimin. Disa nga gjërat e tjera që do të përfitosh:

  • Ujë i filtruar ose në shishe
  • Mjetet bazë të gatimit, duke përfshirë vajin, enët e kuzhinës dhe serviset
  • Hekur dhe tharëse flokësh
E gjithë shtëpia e miqve të Matt-it në Los Anxhelos
Gjithë shtëpia e Robit në Kejp Taun

E mirëmbajtur

Airbnb Plus hostët bëjnë përpjekje shtesë për të siguruar që shtëpia të jetë tepër e pastër, pa rrëmujë dhe plotësisht funksionale - nga trajtimet e hapësirave të jashtme te banjot e pastra me presion të lartë uji. Disa nga gjërat e tjera që do të përfitosh:

  • Të gjitha pajisjet janë në gjendje të mirë pune
  • Të gjitha dyert e dhomave të gjumit në ambientet e përbashkëta janë me çelës funksional
  • Të gjitha hapësirat janë të sistemuara dhe të pastra
Gjithë shtëpia e Robit në Kejp Taun

Pritës të shkëlqyer

Pritësit në Airbnb Plus kanë vlerësime të larta (4,8 +), janë të gjendur dhe kujdesen për hollësitë që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, si për shembull çarçafët e butë dhe kuzhinat e pajisura plotësisht.

Regjistrim i besueshëm

Me Airbnb Plus regjistrimi është gjithmonë i lehtë. Çdo shtëpi ka një kasafortë, një tastierë numerike ose një host që do të vijë të të presë.

Asistencë premium

Kur prenoton një shtëpi Airbnb Plus, do të kesh vëmendjen e duhur nga stafi i shërbimit të klientit të Airbnb Plus - një ekip i trajnuar dhe i përkushtuar për një shërbim të shkëlqyer dhe përgjigje të shpejta.

Gjej shtëpinë e përsosur Airbnb Plus për udhëtimin tënd të radhës

Thjesht kërko distinktivin PLUS nën foton e listimit.
PLUS i/e verifikuar Kejptaun
PLUS i/e verifikuar Barcelona
PLUS i/e verifikuar Sidnej
PLUS i/e verifikuar Los-Anxheles
PLUS i/e verifikuar Feniks

Banesa Airbnb Plus nëpër botë

Eksploro banesat Airbnb Plus të verifikuara për cilësinë dhe rehatinë: nga shtëpitë e tipit bungalow në bregdetin e Los Anxhelosit e deri te shtëpitë madhështore të çajit në Kioto.