Rusia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Koordinatat: 60°V 90°L / 60°V 90°L / 60; 90

Federata ruse
Российская Федерация
Rossijskaja Federacija
Flamuri i Rusisë Stema e Rusisë
Flamuri Stema
Moto:
""Gosudarstvenny gimn Rossiyskoy Federatsii"  (transliteration)
"Himni i Federatës Ruse"
 
Situata e Rusisë
 
Kryeqyteti Moska
Qyteti më i madh Moska
Gjuha zyrtare rusishtja
Forma e qeverisë Republikë gjysmë-presidenciale
President Vladimir Putin


Kryeministër Mihail Mishustin
Pavarësia
12 qershor 1990
Sipërfaqja Vëndi i 1-të
17,075,225 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 8-të
138 257 000 (2006)
9 banorë/km²
Monedha Rubla ruse (RUB)
Zona kohore
 • në verë
UTC+2 deri UTC+12
Kodi i internetit .ru
Prefiksi telefonik +7

Rusia (rusisht: Россия, Rossija, lexo: Rasjijë), e njohur zyrtarisht edhe si Federata Ruse[1][2] (rusisht: Российская Федерация, Rossijskaja Federacija), është një shtet në veri të Euroazisë, masivit të përbashkët tokësor të Evropës dhe Azisë.[3] Ajo është një shtet federal gjysmë-presidencial dhe përbëhet nga 83 subjekte federale me shkallë të ndryshme të vetëqeverisjes. Rusia kufizohet, nga veriperëndimi në juglindje, me Norvegjinë, Finlandën, Estoninë, Letoninë, Lituaninë (përgjatë Rrethit të Kaliningradit), Poloninë (përgjatë Kaliningradit), Bjellorusinë, Ukrainën, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Republikën Popullore të Kinës, Mongolinë dhe Republikën Popullore Demokratike të Koresë. Njëherësh, ndan kufi detar me Japoninë, Republikën e Koresë, Suedinë, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara (Alaska).

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia kombëtare fillon me atë të sllavëve të lindjes, të cilët dolën si grup i veçantë në Evropë midis shekujve III dhe VIII p.K.[3] Themeluar dhe sunduar nga një elitë luftëtarësh Varangianë dhe pasardhësit e tyre, shteti mesjetar i quajtur Rus ose Rusji Kievian u ngrit në shek. IX dhe përvetësoi krishterimin nga Perandoria Bizantine më 988,[4] prej kur filloi shkrirja e kulturave sllave e bizantine që përkufizuan identitetin rus në mijëvjeçarin vijues.[4] Rusji i Kievit u shpërbë përfundimisht dhe trualli i tij u nda në shumë shtete të vogla feudale. Trashëgimtari më i suksesshëm i Rusjit të Kievit ishte Dukati i Madh i Moskës, që shërbeu si forca kryesore në ecurinë e ribashkimit të Rusisë dhe luftën për pavarësi kundër Hordhisë së Artë. Moska gradualisht ribashkoi principatat ruse përreth dhe arriti të mbizotërojë trashëgiminë kulturore e politike të Rusjit të Kievit. Kah shekulli XVIII, vendi qe zgjeruar përmes pushtimeve, aneksimit dhe eksplorimit, duke u kthyer në Perandorinë Ruse, të tretën perandori më të madhe në histori, që shtrihej nga Polonia drejt lindjes deri në Oqeanin Paqësor dhe në Alaskë.

Rusia u bë e fuqishme dhe ushtroi ndikim botëror si perandori dhe më pas si njësia më e madhe kushtetuese e Bashkimit Sovjetik, shteti më i madh në botë me rregullim kushtetues socialist dhe superfuqi e pranuar botërisht. Vendi njihet për cilësi në arte dhe shkenca.[3] Federata Ruse u themelua pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991, por njihet si trashëgimtare e ligjshme e Bashkimit Sovjetik, ndonëse ndodhet në gjendje të dobësuar. Zë vendin e tetë në botë sipas PVB-së nominale dhe vendin e gjashtë sipas PVB me barazim të fuqisë blerëse; buxheti ushtarak rus është i teti në rruzull. Është njëra prej pesë fuqive të njohura bërthamore dhe posedon inventarin më të madh të armëve të shkatërrimit në masë. Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pjesëtare e G8-shit, APEC-ut dhe Organizatën për Bashkëpunim Shanghai, si dhe anëtare drejtuese e Bashkimit të Shteteve të Pavarura.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kohet e fundit Rusia eshte mobilizuar ne Krime duke sjelle grindje te vazhdueshme me Ukrainën.

Njësitë shtetërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Njësitë administrative në Rusi.
Njësitë shtetërore të Rusisë

Federata Ruse përbëhet nga 83 subjekte federale. Këto subjekte kanë përfaqësim të barabartë, dy delegatë secila, në Këshillin e Federatës. Megjithatë, ata ndryshojnë në shkallën e autonomisë që ata gëzojnë.

  • 46 oblaste (provinca): tipi më i zakonshëm i subjekteve federale, me guvernator dhe ligjëvënës të zgjedhur në nivel lokal.
  • 21 republika: nominalisht autonome; secila ka kushtetutën e vet, kreun e republikës ose një post të ngjashëm të zgjedhur direkt, dhe parlamentin. Republikat janë të lejuar të mbajnë gjuhën e tyre zyrtare, krahas rusishtes, por përfaqësohen nga qeveria federale në çështjet ndërkombëtare. Republikat janë menduar të jetë vendi i pakicave etnike të veçanta.
  • 9 krai (territore): në thelb të njëjta si oblastet. Përcaktimi i "territorit" është historik, duke iu dhënë fillimisht rajoneve kufitare dhe më vonë edhe për ndarjet administrative që përbënin okruge autonome ose oblaste autonome.
  • 4 okruge autonome (rrethe autonome): fillimisht autonome brenda oblasteve dhe kraive të krijuara për pakicat etnike. Statusi i tyre u ngrit në nivelin e subjekteve federale në 1990. Me përjashtim të Okrugut Autonom të Chukotkas, të gjithë okrugët autonomë janë ende në vartësi administrative të një krai ose oblasti pjesë e të cilit ata janë.
  • 1 oblast autonom (Oblasti Autonom Çifut): historikisht, oblastet autonome ishin njësi administrative në varësi të një krai. Në vitin 1990, të gjithë ata me përjashtim të Oblastit Autonom Çifut u ngritën në status të njëjtë me atë të një republike.
  • 2 qytete federale (Moska dhe Shën Peterburgu): Qytetet kryesore që funksionojnë si rajone të veçanta.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Rusisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Rusisë është 17,1 milion km2 shtrihet rreth koordinatave gjeografike 60 00 L, 100 00 V dhe 16,995,800 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 79,400 km² ujë. Me 17.075.400 km², Rusia është shteti më i madh në botë për nga sipërfaqja, duke mbuluar mbi një të tetën e sipërfaqes tokësore të rruzullit; sipas popullsisë, 142 milionëshe, është vendi i nëntë në botë.[5] Zgjatet përtej tërë Azisë veriore dhe 40% të Evropës, duke u shtrirë përgjatë 11 zonave kohore dhe duke përfshirë mjedise dhe relieve të ndryshme. Rusia ka rezervat më të mëdha botërore të mineraleve dhe energjisë,[6] si dhe konsiderohet superfuqi e energjisë. Njëherësh, ka edhe rezervat më të mëdha të pyjeve, ndërsa liqenet e saj përbëjnë një të katërtën e ujërave të ëmbla të botës.

Vija bregdetare e Rusisë është 37,653 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 20,017 km i gjatë.

Klima e Rusisë është klimë e llojllojshme. Në pjesën Evropiane dominon klima kontinentale pakë sa më e butë se në veri. Në Siberi dominon temperatura shumë të ulëta.

Në pjesën perëndimore të Uralit, relievi i Rusisë përbëhet nga një terren me fusha të gjëra dhe male të ulëta. Relievin në Siberi e përbëjnë fushat e ngrira dhe me dëborë. Në rajonet përgjatë kufirit jugor, relievi përshkohet nga vargmale. Pika më e ulët e relievit (-28m) është në liqenin Kaspik dhe ajo më e larta, në lartësi mbidetare prej 5,633 metrave, në vendin e quajtur Gora El'brus.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002, rusët përbënin 79,8% të popullsisë, Tatarët 3,8%, Ukrainasit 2.0%, të tjërë 5,6%. Sot mbi 65% e popullsis Ruse banon ne qytete.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Rusi ekzistojnë kultura të ndryshme. Kjo për arsye se në Federatën Ruse jetojnë popuj të ndryshëm, të cilët janë pakica etnike. Feja myslimane është mjaft e përhapur në të gjithë territorin e Rusisë, veçanërisht në qytetin e Kazanit dhe në Dagestan.

Bashkimi Sovjetik ka qënë shumë i pasur kulturalisht sepse në të jetonin popuj të ndryshëm nga ukrainasit deri tek kazakët. Disa pakica etnike në Rusi kanë kërkuar pavarësinë e tyre nga Federata Ruse, gjë e cila ka shkaktuar konflikte të ndryshme. I tillë ka qenë dhe është konflikti në Çeçeni, ku çeçenët protestonin sepse donin të shkëputeshin nga Rusia dhe të bëheshin republikë më vete. Kjo ka provokuar një luftë dhe një reagim të ashpër të Rusisë, e cila dërgoi në Çeçeni trupa të armatosura duke sulmuar çeçenët. Si përfundim, Çeçenia mbeti e shkatërrar. Të ndryshme kanë qënë protestat e pakicave etnike në Rusi. Protesta të tilla, së bashku me faktorë të tjerë, kontribuan në rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Feja ortodokse është shumë e përhapur në Federatën Ruse. Në Rusi ka shumë kisha ortodokse dhe kremlina.

Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Rusia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "The Constitution of the Russian Federation". (Article 1). Marrë më 2009-06-25. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The CIA World Fact Book, "Russia"". Marrë më 2009-06-25. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c "Russia". Encyclopedia Britannica. Marrë më 2008-01-31. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Glenn E. Curtis, red. (1998). "Russia: A Country Study: Kievan Rus' and Mongol Periods". Washington, DC: Federal Research Division of the Library of Congress. Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 2007-07-20. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "The Russian federation: general characteristics". Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2003. Marrë më 2008-04-05. Është injoruar "Federal State Statistics Service" (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Microsoft Encarta Online Encyclopedia 2007. ""Russia"". Arkivuar nga origjinali origjinali më 28 tetor 2009. Marrë më 2007-12-26. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]